LAJMI I FUNDIT:

PSD uron qytetarët: Le ta dëshmojmë që jemi pranë e për njëri-tjetrin

PSD uron qytetarët: Le ta dëshmojmë që jemi pranë e për njëri-tjetrin

Partia Socialdemokrate ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në urimin e kësaj partie thuhet se “Kjo festë që përmbyllë muajin e agjërimit, ngrit në pikën më të lartë vlerën e solidaritetit. Përmes “zeqatit” jepet shembulli se si duhet t’ia shtrijmë dorën e ndihmës nevojtarëve, duke bashkëndjerë dhe ndarë të mirat me ta”.

Urimi i plotë:


Pas muajit të Ramazanit, i përcjellë nga devotshmëria e lartë dhe sakrifica e madhe, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë që përmbyllë muajin e agjërimit, ngrit në pikën më të lartë vlerën e solidaritetit. Përmes “zeqatit” jepet shembulli se si duhet t’ia shtrijmë dorën e ndihmës nevojtarëve, duke bashkëndjerë dhe ndarë të mirat me ta.

Janë këto vlera që duhet të jenë të pandashme nga çdo ditë e vitit. Vetëm kështu kultivohet ndjenja e përkushtimit të vazhdueshëm për një shoqëri të barabartë e të drejtë. Kjo mbanë gjallë shpresën për ditë më të mira. Dhe, është mesazh që të jemi sa më të virtytshëm.

Partia Socialdemokrate uron gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, me dëshirën për sa më shumë shëndet, mirëqenie e lumturi tek secili e te çdo familje. Le ta rikujtojmë edhe këtë ditë se themelet e një shoqërie të shëndoshë janë dashuria dhe përkujdesi për njëri-tjetrin. Le ta dëshmojmë që jemi pranë e për njëri-tjetrin. Gëzuar! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori