Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar sot një aktivitet duke lëshuar balona me mbishkrimet për premtimet e pa mbajtura të Qeverisë Kurti.
Në komunikatën e PSD-së thuhet se negociatat kanë rifilluar pas sa kohësh, aty ku kanë mbetur.
“Për më tepër, Besnik Bislimi pranon se janë pajtuar me të gjitha marrëveshjet, përveç atë për targat KS. Ajo çka dallohet nga ky proces është tentimi për ndërrim të terminologjisë, ndërrim të tonit dhe të ritmit, por jo edhe të procesit. Sepse në të kundërtën do të kishim dëgjuar për një projekt alternativ, si propozim i KM. Kurti. Në vend të një përpjekjeje politike për përmbylljen e çështjes me Serbinë dhe hapjen e mundësive të reja zhvillimi, kemi bunkerizim të pushtetit të ri. Aty – këtu dëgjohen intervista të rralla dhe të kontrolluara mire”, thotë PSD.
“Ndërrimi i gjuhës me të cilin akomodohen marrëveshjet e vjetra, tentojnë amortizim të pakënaqësisë, krijim të hutisë. E kush ka nevojë për qartësi e njohuri kur në ballë prinë një politikan që e sheh vetën si bartës të fatit të historisë? E për këtë shërbim ndaj qytetarëve, ai kërkon besim të verbër. Regjimi i tij don dëgjueshmëri”, thuhet më tej në komunikatë.
PSD thotë se “nga prioriteti i shtatë, dialogun e ngriti në të tretin e të dytin, e shumë shpejt u bë i pari. E për këtë nuk dha llogari. Regjimi i Kurtit përveç që është i mbyllur sa i përket ecurisë për dialogun, ai po e bunkerizon Kosovën përmes përjetësimit të problemit me Serbinë. Me ose pa Asociacion, ruajtja e pushtetit është qëllimi i tij”.
“Gjuha në njërën anë, mungesa e trasparencës në anën tjetër, janë shenja që duhen lexuar. Përmes bashkimit të këtyre pikave vizatohet problemi. Figura del e duket. Për projekt që zgjidh problemin me Serbinë, duhet guxim. E Kurti e ka karakteristikën e liderëve autoritar: ata janë frikacak”.
“Por sado i madh të jetë pushteti i Kurtit, qëndrimet e dikurshme nuk i fsheh dot. Ai premtoi që duhet: dialog me serbët lokal, rishikim të marrëveshjeve, kërkim falje nga Serbia, reciprocitet, dialog të hapur dhe demokratik, refuzim të Asociacionit, kërkesë për riparimin e dëmeve të luftës, nevojën e njohjes, e kështu me radhë. Por parimet e tij për dialogun i mori era”, thotë PSD. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet