Partia Socialdemokrate është e vendosur që të mos e votojë buxhetin e Kosovës për vitin 2019 në lexim të dytë, pa plotësimin e pesë kushteve të vëna për qeverinë e Ramush Haradinajt.
Ligji për Dialogun, shkarkimi i ministrit Nenad Rikallo, ligji për pagat, ligji për Qeverinë dhe draftimi i kodit pensional të Kosovës, janë kushtet që janë vënë nga partia e Shpend Ahmetit për ta votuar projektligjin për buxhetin e vitit 2019.
Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë se nuk lëshojnë pe në kërkesat e tyre. Ajo thekson se pa plotësimin e kërkesave të tyre, Qeveria mos të llogaritë në votën e deputetëve socialdemokrat.
“Nga 5 kushtet tona të parashtruara në mënyrë që ta votojmë buxhetin, dy nga këto kushte që janë ligji për Qeverinë dhe strategjia për të rregulluar sistemin pensional mund të plotësohen edhe më vonë, sepse është e pamundur që të plotësohen në këtë afat të shkurtër kohor dhe ne e kemi ditur tashmë, por tri kushtet tjera siç janë ajo e funksionalizimit të Ministrisë së Bujqësisë, ligji për pagat dhe ligji për dialogun duhet të përmbushen para se ne ta votojmë buxhetin”, tha ajo, raporton KP.
Për këto kërkesa të PSD-së, Qeveria kishte dhënë zotim se do t’i realizonte, por deri më tani nuk ka diçka konkrete.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur është pyetur rreth shkarkimit të mundshëm të ministrit të Bujqësisë ka thënë se kërkesat e PSD-së janë legjitime dhe se do t’i respektojë, por nuk ka dhënë një datë se kur mund të ndodh ky shkarkim.
“Besoj që kemi bërë një bashkëpunim korrekt me PSD, ata i kanë disa kërkesa legjitime, Qeveria do t’i respektojë”, tha ai.
Qeveria nuk mund të llogarisë në votat e dy partive tjera opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, pasi këto parti tashmë kanë dal kundër buxhetit, madje ato nuk e kanë votuar as në lexim të parë.
Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka konfirmuar tashmë votën kundër projektligjit për buxhetin e këtij viti, që do të dal për miratim në lexim të dytë në seancën e ardhshme.
Hoti ka thënë se problematike është struktura e buxhetit, por edhe qasja që ka përdorur qeveria Haradinaj për ta aprovuar buxhetin e këtij viti. Sipas tij, buxheti është i dëmshëm dhe i keqstrukturuar.
Vërejtje Hoti ka pasur edhe sa i përket ndarjes së shpenzimeve kapitale nëpër komuna, që sipas tij është ndarë në mënyrë të padrejtë. Ai thotë se është bërë diskriminim në investimet kapitale mbi baza partiake, ku ka thënë se në komunat ku udhëheq AAK-ja shkojnë trefish më shumë sesa në komunat ku udhëheq LDK-ja.
“Është problemi i rritjes së varshmërisë së buxhetit nga të hyrat jo të rregullta buxhetore, nga huat publike ta zëmë ose nga mjetet që vijnë prej AKP-së. Deri vitin e kaluar rreth 95 për qind e shpenzimeve vjetore që ka pasur vendi janë mbuluar nga buxheti i rregullt, nga të hyrat e rregullta, tash kjo përqindje ka ra në 82 për qind. Pra, është gati 1/5 e shpenzimeve publike që është komplet e pasiguritë. Plus kësaj janë skemat e ndryshme sociale të planifikuara dhe të paplanifikuara që e bëjnë të pamundur që të menaxhohet një buxhet i balancuar…Është e qartë, ne nuk marrim pjesë dhe nuk e mbështesim funksionimin e një Qeverie që nuk ka legjitimitet dhe nuk do të votojmë për buxhetin”, ka thënë Hoti.
As Lëvizja Vetëvendosja nuk do ta votojë buxhetin e këtij viti. Këtë e ka konfirmuar shefi i deputetëve të kësaj partie, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se është më mirë që ky buxhet të mos kalojë fare dhe mos kalimi ta dërgonte në shtëpi qeverinë Haradinaj.
Konjufca është shprehur se ky buxhet nuk adreson çështjet kryesore të Kosovës për të cilat kanë nevojë shoqëria dhe shteti, duke përmendur arsimin dhe shëndetësinë.
“Qysh në fillim kjo Qeveri na ka treguar se ku do të shkojë buxheti kryesisht, me rikonfigurimin e koeficienteve të ndryshëm siç janë ligji për pagat i cili është duke u diskutuar tani, ka një makutëri do të thosha të zyrtarëve qeveritar, sidomos të niveleve të larta të zyrtarëve dhe pushtetarëve që me i dyfishua rrogat e vetvetes, përderisa kjo në të njëjtën kohë ka shkaktuar tek grupacionet e ndryshme siç janë mjekët dhe arsimtarët që ka dërguar në greva të ndryshme. Të gjitha këto tregojnë se kemi të bëjmë me një Qeveri e cila më shumë është e koncentruar te vetvetja dhe te projektet përmes të cilave dyshohet se mund të ketë më shumë mundësi edhe për afera korruptive, pra ky është një buxhet i këtij lloji. Për këtë arsye LVV nuk do ta votojë, mendojmë që edhe LDK me siguri që nuk do ta votojë dhe do të ishte mirë që rënia e këtij buxheti ta qonte edhe vet Qeverinë e Kosovës në shtëpi”, është shprehur ai.
Organizatat që merren me monitorimin e punës së Kuvendit kanë pasur vërejtjet e tyre sa i përket mos votimit të buxhetit deri në këtë kohë.
Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është duke neglizhuar shqyrtimin e Projektligjit për Buxhetin.
“Është problematike çështja e buxhetit se në rast se nuk votohet, atëherë ka probleme në aspektin financiar dhe Kuvendi duhet më pastaj çdo muaj të bëjë autorizimin e shfrytëzimit të mjeteve për nevojat e shtetit. Megjithatë ne e kemi parë qëndrimet e partive opozitare si LDK, ashtu edhe VV, kanë thënë se ky projektligj nuk përfaqëson interesat e qytetarëve dhe ata i kanë ato shqetësimet e tyre karshi këtij projektligji. Megjithatë mbetet të shihet tash se sa po arrin të përmbushen kërkesat e PSD-së dhe sa po mbërrin Qeveria t’i realizojë ato në mënyrë që të kemi një buxhet të miratuar në fund të këtij muaji…. Normalisht, Qeveria duhet të bëjë të gjithë angazhimin e saj për të arritur që ta kalojë buxhetin, pasi që pamundësia për të kaluar buxheti do të thotë e pamundëson edhe funksionimin e institucioneve më pas”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, analisti Rasim Alija, ka thënë se kushtet e vëna nga PSD, janë të mira dhe do të duhej që Qeveria që t’i përmbushte.
Aliaj është shprehur i bindur se kushtet do të plotësohen dhe buxheti do të votohet.
“Unë besoj që buxheti do të kalojë, mirëpo do të jetë shumë e rëndësishme kushti tjetër, a do të plotësohet ose jo që është shkarkimi i Rikallos. Unë besoj që PSD duhet t’i qëndrojë prapa këtij kushti dhe të shohim se Qeveria Haradinaj a do të mund, a do të ketë aq fuqi sa të shkarkojë ministrin Rikallo….Ajo që mund të ndodhte në rast të mosmiratimit të buxhetit, vendin do ta fuste në një pasiguri komplet financiare, faktikisht vendimet dhe pagat e të gjithë sektorit të administratës publike do të vareshin nga ligji, a do të vazhdohej sërish pjesa tjetër të funksiononte që është ligji për buxhetin si do të arrihej ajo. Do ta fuste vendin në një pasiguri komplet financiare dhe mund të trondiste edhe koalicionin qeverisës dhe rrjedhimisht të kemi zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar ai.
Qeveria e ka proceduar në Kuvend projektligjin për Buxhetin më 31 tetor, i cili ka arritur që të miratohet në parim në Kuvend më datë 21 dhjetor të vitit që lamë pas.
Përndryshe, përfaqësues të koalicionit qeveritar kanë thënë se buxheti do të miratohet në lexim të dytë deri në fund të këtij muaji.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Vazhdoi dëgjimi i dëshmitarëve të rinj në rastin kundër Sladjan Trajkoviqit, që akuzohet për krime lufte në Kosovë

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës