LAJMI I FUNDIT:

PSD dërgon mesazhe për opozitën: Gjasat që qeveria të rrëzohet pa ne, janë pothuajse zero

PSD dërgon mesazhe për opozitën: Gjasat që qeveria të rrëzohet pa ne, janë pothuajse zero

Deklaratave të zyrtarëve dhe deputetëve të ndryshëm të PSD-së që kërkojnë unitet brenda opozitës u është bashkuar edhe zëdhënësja e këtij subjekti politik, Natyra Kuçi.

Ajo, përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se Qeveria nuk bjer duke pamundësuar  kuorumin.

Kuçi ka shkruar se PSD nuk është e interesuar “për t’i shërbyer diskurseve populiste dhe agjendave të partive të tjera politike”.


Në fund të postimit zëdhënësja e subjektit politik opozitar ka thënë se “gjasat që qeveria të rrëzohet nga subjektet opozitare pa Partinë Socialdemokrate janë pothuajse zero”.

Postimi i plotë

QEVERIA NUK RRËZOHET NË MUNGESË KUORUMI, POR ME OPOZITË TË BASHKUAR

Kuvendi nuk është i qeverisë, por i deputetëve të zgjedhur. Partia Socialdemokrate e ka subjektivitetin e vet dhe nuk i nënshtrohet dëshirave të asnjë subjekti tjetër politik. Jemi të vetmit që kemi dhënë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë. Qeveria nuk bjen në mungesë kuorumi. Ajo mund të rrëzohet nga opozita, vetëm si e bashkuar.

Bashkimi i opozitës për veprimet edhe në kuvend është para së gjithash përgjegjësi e grupeve më të mëdha parlamentare. Ne jemi të gatshëm dhe të interesuar të ulemi dhe ta bëjmë strategjinë e përbashkët për rrëzimin e qeverisë me të gjitha partitë opozitare. Por, nuk jemi të interesuar për t’i shërbyer diskurseve populiste dhe agjendave të partive të tjera politike.

Subjektet e tjera opozitare nuk po e bojkotojnë kuvendin, por disa seanca plenare, sidomos ato më mediatike. Ata po marrin pjesë edhe në punën e komisioneve parlamentare. Kjo dëshmon se veprimi opozitar pa strategji të përbashkët dhe pa bashkërendim është joserioz dhe për poena të lirë politik. Është edhe kundërproduktiv dhe manipulues, meqë dihet se gjasat që qeveria të rrëzohet nga subjektet opozitare pa Partinë Socialdemokrate janë pothuajse zero.

Natyra Kuçi,
Zëdhënëse e Partisë Socialdemokrate 

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori