Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës duke vendosur një pankartë me mbishkrimin “Na kripët”.

Në këtë aksion, aktivistët kanë sjellë disa qese me kripë gatimi para derës së Zyrës së Kryeministrit.


Duke i komentuar ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore, Nol Nushi nga PSD theksoi se kjo qeveri po i “kripë” qytetarët duke mos vepruar për asnjë premtim të dhënë për qytetarët para se të vinin në pushtet.

Ai tha se jeta për qytetarët është bërë e papërballueshme me ngritje të çmimeve.

“I vetmi produkt që nuk është shtrenjtuar në Kosovë është kripa, prandaj e kemi sjellë këtë produkt tek qeveria se na ‘kripën’”, tha ai.

Ndërsa, pas aksionit, PSD përmes një komunikate për media thotë se "jemi dëshmitar të rritjes drastike të çmimeve të pothuajse të gjitha produkteve bazike të konsumit".

"Por, është një produkt që nuk është shtrenjtuar ende: kripa. Ekziston një arsye pse kripës në Kosovë nuk i luan çmimi; praktikisht, objekti i qeverisë është shndërruar në fabrikë të prodhimit të saj. Kryeministri e qeveria po na krypin çdo ditë. Na kanë krypur para zgjedhjeve, gjatë fushatës e pas zgjedhjeve. Na kanë krypur për punësimet familjare, tenderomaninë, negociatat me Serbinë, zhvillimin ekonomik, ikjen qytetarëve jashtë vendit, luftën ndaj oligarkëve e në çdo diskurs tjetër publik të tyre", thuhet në reagim.

Tutje, PSD thotë se "Thirrja jonë është e qartë; qeveria duhet të ndërhyrë urgjentisht. Sa më vonë që ka veprim, aq shumë dëm po mbajnë mbi supet e tyre qytetarët që kanë pak". /Telegrafi/

275638615 1465132783926825 3845516820847188234 n

275666173 1020512648894474 3718782389954336770 n

275636527 1083151298921631 7281685470729222796 n