LAJMI I FUNDIT:

PRSD: Udhërëfyesi i OBRM-PDUKM-së çon në rrugë pa dalje

PRSD: Udhërëfyesi i OBRM-PDUKM-së çon në rrugë pa dalje

PRSD-ja reagon ndaj Udhërëfyesit të OBRM-PDUKM-së, duke konsideruar se propozimi çon në një rrugë pa dalje, ku seriozisht do të vihet në pikëpyetje edhe karakteri unitar i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për PRSD-në, është një absurd, paturpësi dhe hipokrizi, që partia në pushtet e cila, sipas PRSD-së, kënaqi interesat e ngushta të saj në dëm të qytetarëve, të propozojë dalje nga kriza.

PRSD-ja vlerëson se insistimi që qeveri të formohet nga dy partitë politike fituese të të dy grubeve etnike paraqet rrezikim të rendit kushtetues të vendit, duke e konsideruar si qasje etnocentriste ndaj organizimit të pushtetit ekzekutiv.


Në lidhje me ”platformat e jashtme”, PRSD-ja konsideron se anëtarësimi në NATO dhe BE paraqet njohje dhe pranim të disa vlerave të caktuara politike dhe normave, që siç duket, nuk janë sipas dëshirës së OBRM-PDUKM-së.

PRSD-ja vlerëson është i dëmshëm dhe i panevojshëm ”servilizmi i partive politike shqiptare” ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, sepse sipas tyre, interesat strategjike të Maqedonisë duhet të vërtetohen pavarësisht përkatësisë etnike, kurse në anën tjetër PRSD-ja konsideron se insistimi i OBRM-së, për Deklaratën politike shqiptare paraqet manipulim me trupin votues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori