Zlatan Ibrahimovic është duke bërë përpjekje maksimale që të rikthehet në fushë, për të qenë në dispozicion të Milanit.

Sulmuesi veteran u ka munguar Rossonerëve në disa ndeshje si pasojë e lëndimit dhe ai dëshiron që të riaftësohet sa më shpejt për lojë.


39-vjeçari e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet duke u stërvitur në mot me borë.

“Përpiquni të më ndalni”, është përshkrimi që ka zgjedhur e që përputhet me stilin e tij të zakonshëm të lojës së fjalëve.

Në ndërkohë, Milani po vazhdon me paraqitjet e mira në Serie A. Të dielën mbrëma regjistroi tjetër fitore (ndaj Sampdorias) për ta mbajtur primatin në kampionatin italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app