LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit dalin sot në gjykatën e Tiranës

Protestuesit dalin sot në gjykatën e Tiranës

Në gjykatën e Tiranës pritet që ditën e sotme të jepen vendimet për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve për ditën e dytë dhe të tretë të protestës në Tiranë, nxitur nga vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie më 8 dhjetor.

Gazetarja e Ora News Keti Banushi në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve nga ambientet e Gjykatës raportoi se janë 49 të arrestuar që iu përkasin moshave 14 deri në 25 vjeç, të cilët presin të dalin para Gjykatës.

“Ditën e sotme janë në Gjykatë 42 të arrestuarit e ditës së dytë të protestës, ndërkohë që janë dhe 7 të arrestuarit e ditës së 3 . Pra kemi në total 49 të arrestuar të cilët priten të dalin ditën e sotme para Gjykatës. Theksoj që të gjithë janë mosha të reja që nga 14 deri në 25 vjeç. Seancat kanë nisur në orën 9:30 të paradites së sotme.”


Ajo tha se Gjykata ka publikuar listat e emrave të personave që do të dalin sot në Gjykatë për familjarët të cilët presin në ambientet e jashtme.

“Gjithë pjesa e gjykatës është e rrethuar me forca policore dhe familjarë të cilët janë në pritje të të afërmeve të tyre. Në ambientet e jashtme të Gjykatës janë publikuar listat ku janë emrat e të gjithë personave që do të dalin para gjykatës. Për momentin është pezulluar puna për proceset e tjera gjyqësore” raporton gazetarja e Ora News Keti Banushi. /OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori