Në protestat kundër masave anti-COVID të vëna nga qeveria holandeze, mijëra qytetarë u mblodhën rrugëve të Amsterdamit, ku situata eskaloi dhe pati përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.
Në një video policia përdor shufra gome për të shpërndarë turmën, e një tjetër tregon qenin e policisë duke kafshuar demonstruesit, transmeton Telegrafi.
Në video shihet qeni duke e kafshuar në dorë një protestues, e më pas i vërsulet një tjetër të shtrirë në tokë të cilin policia e godiste me shufra.
Kjo situatë kaotike u zhvillua në Amsterdam, pasi që autoritetet lokale ndaluan mbajtjen e protestës kështu policia njoftoi se persona të caktuar ishin të prirë “për dhunë”.
Madje ishte lëshuar një urdhër që turma e mbledhur të shpërndahet, e policia përdori mjete të ndryshme për t’i detyruar të largohen.
Para se të arrinte policia në vendin e ngjarjes ata brohorisnin: “nuk bëhet fjalë për virus, por për kontroll”. /Telegrafi/