LAJMI I FUNDIT:

Protestohet përmes fotografive për situatën në veri

Protestohet përmes fotografive për situatën në veri

Iniciativa Qytetare për Veprim organizon para Qeverisë së Kosovës ekspozitë me fotografi, përmes së cilave do të prezantojë ndërtimet dhe kolonizimin që Serbia e ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë në veri të Kosovës, dhe në anën tjetër shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara të shqiptarëve të cilët Serbia i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe ua ka djegur e shkatërruar ato.

Sipas njoftimit të kësaj iniciative, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për kthimin e shqiptarëve në veri.

“Deri sot nuk ka ndarë asnjë cent për kthimin e mbi 15.000 shqiptarëve në veri, dhe as që ka ndonjë plan ta bëjë këtë, nuk po e garanton të drejtën për jetë, siguri dhe lëvizje të lirë e cila po pengohet përmes barrikadave që Serbia i ka vendosur atje Serbia po ushtron agresion mbi veriun e Kosovës, i ka vrarë dhe dëbuar shqiptarët, e ka kolonizuar veriun, ka vendosur barrikada për pengimin e lirisë së lëvizjes me qëllim ndarjen e Kosovës. Qëllimi i Iniciativës Qytetare për Veprim është që të sensibilizojë opinionin publik dhe t’i bëjë presion qeverisë për gjendjen në veri, për planet kolonizuese që Serbia po i zbaton papengueshëm atje, dhe sjelljen e qeverisë së Kosovës ndaj veriut sikur të ishte pjesë e Serbisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori