(E PLOTËSUAR) Pjesëmarrësit në protestën kundër minierave të litiumit në Beograd bllokuan dy stacione hekurudhore në kryeqytet.
Pasi u grumbulluan në qendër dhe ecën në këmbë drejt urës së Gazelës, ata u ndanë në dy kolona dhe bllokuan stacionet “Prokop” dhe “Novi Beograd”.
Një pjesë e qytetarëve kanë zbritur në shina, dhe trenat janë ndalur.
Nuk ka policë të uniformuar, dhe bllokadat po vazhdojnë pa incidente, raportojnë mediat në gjuhën serbe, transmeton Telegrafi.
Mijëra protestues kanë nisur marshin të shtunën në Beograd, për t’i kundërshtuar planet për mihje të një miniere të litiumit në Serbi.
Zllatko Kokanoviq prej Asociacionit “Nuk e japim Jadarin”, u ka bërë thirrje protestuesve të nisen drejt urës Gazella në Beograd, njëherësh ura më e madhe mbi lumin Sava në kryeqytetin serb, dhe më pas t’i bllokojnë dy stacione hekurudhore.
Ai ka thënë se pas arritjes në urë, protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do t’i bllokojnë stacionet Prokop dhe Novi Beograd [Beogradi i ri].
“Nuk ka kthim mbrapa, ne po e mbrojmë Serbinë”, ka thënë Kokanoviq, dhe i ka bërë thirrje turmës që protesta të jetë paqësore.
“Nuk do të ketë miniera” – ky është mesazhi i protestës kundër eksploatimit të litiumit, e cila po mbahet sot në qendër të Beogradit.
Protesta organizohet nga Aleanca e Organizatave Mjedisore të Serbisë pasi qeveria nuk e përmbushi kërkesën e tyre për miratimin e ligjit brenda 40 ditëve, që ndalon nxjerrjen e litiumit dhe hapjen e minierave në luginën e lumit Jadar në Serbinë perëndimore.
Siç raporton REL në gjuhën serbe, aktorja Jelena Stupljanin në fillim të protestës tha se patriotizmi është luftë për ajër, ujë dhe tokë të pastër.
“Ne jemi të zhytur në konformitetin që kanë qytetet e mëdha. Ne blejmë fruta dhe perime në dyqan. Por nuk duhet të harrojmë se dikush atje kultivon arat për të pasur ushqim. Ata njerëz në thelb jetojnë nga toka”, tha ajo, transmeton Telegrafi.
Të mbledhurit mbajnë pankarta “Stop Rio Tinto, nuk do të gërmosh”, “Jo minierave, shfrytëzimit, dëbimit”, “Rio Tinto jashtë nga Serbia”.
Ky është i fundit në serinë prej 50 tubimesh të qytetarëve që filluan në fund të qershorit në Serbi, me rastin e shpalljes së hapjes së një miniere të litiumit në luginën e lumit Jadar në perëndim të vendit.
Më 11 korrik, Gjykata Kushtetuese e anuloi vendimin e Qeverisë së Serbisë, me të cilën u ndalua projekti “Jadar” i kompanisë australiane “Rio Tinto” në vitin 2022.
Për protestat folën zyrtarë të shumtë shtetërorë, të cilët u pajtuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vlerësimin se qëllimi kryesor i protestave ishte “përmbysja e qeverisë” në rrugë.
Vuçiq vazhdimisht ka folur pozitivisht për projektin “Jadar” dhe ka deklaruar se miniera e litiumit e kompanisë “Rio Tinto” në Jadar duhet të fillojë punën në vitin 2026, “nëse jepen garanci se nuk do të ketë kërcënim për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve”.
Nga ana tjetër, aktivistë të mjedisit dhe një pjesë e publikut profesionist theksuan pasoja të pakapshme për mjedisin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker