Pas përshkallëzimit të protestës, në ambientet para Kryeministrisë kanë mbërritur Forcat Speciale.

Duket se efektivët janë të pajisur me skafandra dhe veshje speciale për tu përballur me protestuesit, të cilët e nisën marshimin e tyre si paqësor për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.


Protestuesit janë përballur me policët e rendit dhe eprorërt e tyre, por tensionet e krijuara kanë bërë që Forcat Speciale të shtohen në vendngjarje.

Ndërkohë që sipas News24, raportohet deri më tani për 8 policë të lënduar.

Kujtojmë që ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit Klodian Rashës, ndërkaq në protestë kanë marrë pjesë dhe familjar të të ndjerit. Mes tyre për mediat ka folur dhe motra e 25-vjeçarit, Bora Rasha.