LAJMI I FUNDIT:

Protesta pranë landfillit të Sharrës në Tiranë, reagon ambasada amerikane

Protesta pranë landfillit të Sharrës në Tiranë, reagon ambasada amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për protestën që do të zhvillohet pranë landfillit të Sharrës, pasditen e sotme e organizuar nga Partia e Lirisë.

Në një njoftim për mediat Ambasada ju bën thirrje qytetarëve amerikanë që të mos marrin pjesë në këtë tubim.

“Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, shkruan Ambasada.


Mesditën e sotme, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ftoi qytetarët në protestën që kjo forcë politike do të organizojë këtë të martë në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se qytetarët duhet të bëhen bashkë sot, në mënyrë që të mos vajtojnë vitin e ardhshëm për shpopullimin masiv. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori