LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër “Pronto ll”

Protesta kundër “Pronto ll”

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër krimit dhe korrupsionit, pas publikimit të përgjimeve ku protagonistë janë zyrtarë të PDK-së, njëherësh zyrtarë të institucioneve të Kosovës.

Në këtë tubim, protestuesit po përdorin bilbilat, duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë që ti bashkohen protestës.

“Pronto, pronto, dilni në protestë edhe nëse nuk keni konkuru” , kanë thirrur protestuesit.


Ata po mbajnë në duar pankarta me shkrime ironizuese ndaj bisedave të përgjuara të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci me bashkëpartiakët e tij.