LAJMI I FUNDIT:

Protesta e PD bllokon trafikun, Veliaj: Kërkesë miqësore që të zhvendosen

Protesta e PD bllokon trafikun, Veliaj: Kërkesë miqësore që të zhvendosen

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj i ka kërkuar organizatorëve të protestës të zhvendosen nga bulevardi për të liruar trafikun. Duke theksuar se Bashkia e Tiranës do të respektojë të drejtën e çdokujt për të protestuar, ai u bëri edhe një kërkesë miqësore për të gjetur një zgjidhje në lehtësimin e trafikut në qytet.

“Do të kemi një mirëkuptim edhe nga bllokuesit e Bulevardit që çadra ose të zhvendoset te lulishtja e Piramidës, ose në një hapësirë tjetër, ku të mos bllokohet lëvizja e autobusëve. Kështu, mijëra qytetarë që sot nuk arritën në punë në orar, të mos kthehet në një problem kronik gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të respektojmë të drejtën e çdokujt për të protestuar, megjithatë nëse mund të gjejmë një bashkëpunim që kjo të mos bllokojë jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës, që duan të jetojnë me punë, të ndjekin shkollën dhe që duan të vazhdojnë jetën normalisht, besoj se do të arrijmë një konsensus”, theksoi Veliaj.

Kreu i bashksë foli gjatë inspektimit të linjës së autobusëve urbanë të ish Uzinës së Traktorëve, e cila tashmë bashkohet me atë të Institutit Bujqësor. Kësaj flote i shtohen dhe 30 autobusë të rinj.


“Jam shumë i lumtur që sot mbajtëm edhe një premtim tjetër, duke zgjatur linjën e ish Uzinës së Autotraktorëve deri në Institutin bujqësor. Qytetarët, të cilët më parë detyroheshin të blinin dy bileta, pra Shkozë – Qendër dhe Qendër – Institut Bujqësor, sot me një biletë ose me një abone të unifikuar, mund ta kryejnë të plotë udhëtimin, i cili i bie kryq e tërthor Tiranës dhe sjell një lehtësi të jashtëzakonshme, sidomos për ata që shkojnë në punë në mëngjes, për nxënësit e shkollave dhe për të gjithë ata që duhet të kryejnë veprimtarinë e tyre të ditës nga njëri cep i Tiranës, në tjetrin”, tha Veliaj.

Linja nga ish Uzina e Autotraktorëve deri në Institutin Bujqësor dhe anasjelltas, ka 32 stacione autobusësh, ndërkohë që është përmirësuar frekuenca e autobusëve duke i shërbyer më shpejt dhe më me cilësi qytetarëve të Tiranës. /TopChannel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori