Protesta e opozitës, Noka: Bandat kriminale tjetërsuan votat e shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ishte i pranishëm në protestën e mbajtur nga opozita këtë të premte, për mbrojtjen e votës së lirë.
Noka tha se zgjedhjet e mbajtura më 11 maj janë vjedhur e për këtë vjedhje sipas tij janë përdorur administrata dhe bandat kriminale.
“Përdorimi i administratës dhe bandave kriminale, ishin faktori që ndikuan në tjetërsimin e votës shqiptare. A mund të pranohet kjo? Kurrën e kurrës! Partia Demokratike dhe opozita është përfaqësuesja e vullnetit të shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar e vuri gishtin mbi plagë. Pensionistëve ju ble vota me 100 euro”, tha Noka. /EuronewsAlbania/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































