Përfaqësues të bizneseve nga e gjithë Kosova kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kjo ishte protesta e dytë e organizuar nga bizneset, të cilat po kundërshtojnë daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Protestuesit kanë mbajtur disa pankarta në duar me mbishkrime "Mos na ndalni prodhimin", "Prodhimi po fiket, qeveria po hesht", "Mos rritni çmimet", e të tjera.


Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, para mediave deklaroi se bizneset janë të bashkuar dhe se kërkojnë reflektim nga qeveria./Telegrafi/