LAJMI I FUNDIT:

Propozimi romantik në fushën e grurit (Foto/Video)

Propozimi romantik në fushën e grurit (Foto/Video)

Një djalë i ri kishte vendosur ta befason të fejuaren e tij duke i propozuar në 60 metra lartësi, më saktësisht mbi mbishkrimin e bërë “martohu me mua” që ishte bërë në një fushë gruri.

Varun Bhanot, 28-vjeç i kishte thënë Anisha Seth, 28-vjeç, se do të niseshin me helikopter në një vend ku do të festonin ditëlindjen e tij – por në fakt bëhej fjalë për një plan sekret për t’i propozuar, transmeton Telegrafi.


Anisha që është adhuruese e flaktë e astrologjisë, ishte futur në helikopter duke menduar se do të fluturojnë mbi Cheshire afër observatorit Jodrell, por kur pa fushën e grurit dhe një mbishkrim gjigant mbeti e habitur.

Më pas partneri i saj nxori unazën brenda helikopterit dhe i propozoi, ndërsa këtë ditë romantike e vazhduan me një drekë në fushën e grurit për të vazhduar më pas me një darkë në një hotel luksoz.

Për ta realizuar planin e tij për propozim romantik, Bhanot plotë tre muaj i kishte kaluar duke kërkuar pronarin e një fushe me grurë që do të ishte i gatshëm ta lejon krijimin e një rrethi dhe mbishkrimin “Martohu me mua Anisha”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Fun
Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Fun
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Interesante
Abu Dhabi godet hedhjen e mbeturinave – gjobat deri në rreth 1,000 euro

Abu Dhabi godet hedhjen e mbeturinave – gjobat deri në rreth 1,000 euro

Interesante
Gjarpri i dytë më helmues në botë gjendet brenda lavatriçes së një familjeje në Australi

Gjarpri i dytë më helmues në botë gjendet brenda lavatriçes së një familjeje në Australi

Interesante
Kalo në kategori