LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i OBRM-PDUKM-së për amnisti, më 26 nëntor para deputetëve

Propozimi i OBRM-PDUKM-së për amnisti, më 26 nëntor para deputetëve

Propozim-ligji për amnisti të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit i dorëzuar nga OBRM-PDUKM, para deputetëve do të gjendet në seancën e planifikuar më 26 nëntor.

Me këtë propozim-ligj parashihet që të dënuarit për këto ngjarje të lirohen dhe të ndërpriten të gjitha procedurat penale në lidhje me 27 prillin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky propozim-ligj u dorëzua nga OBRM-PDUKM pas iniciativës për formimin e një komisioni për pajtim, të cilin e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa nga opozita thanë se nuk do të marrin pjesë, pasi sipas tyre, bëhet fjalë për drejtësi selektive.


Partia opozitare maqedonase kërkoi që ky propozim-ligj të shqyrtohej që në seancën e kaluar, kur u votua për çështjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, por atëherë nuk u pranua nga deputetët e shumicës./Telegrafi/