Pronari i FC Shkupit, Olgun Aydin, ka bërë një njoftim publik pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Vardarit dhe Shkupit në arenën “Todor Proeski” në Shkup, në të cilën Vardari fitoi me rezultat 3-2, njofton Telegrafi.
Pronari i FC Shkupi është shprehur shumë i revoltuar, duke theksuar se padyshim që tre gjyqtarët kanë gjykuar sipas urdhrit të dikujt në favor të Vardarit dhe se goli i fundit për vendasit ishte nga pozicioni jashtë loje, gjë që e dëshmoi i gjithë opinioni sportiv në Maqedoni.
Reagimin e pronarit të FC Shkupi, Olgun Aydin ua sjellim të plotë.
“Pas turpit të djeshëm, fatkeqësisht pamë edhe një herë që futbolli po tradhtohet dhe se politika po futet në futboll.
Një arbitër “vrasës” për skuadrën tonë, i cili nuk na ka referuar tashmë një vit e gjysmë, del sërish në skenë për të referuar ndeshjen kundër rivalit të madh, Vardarit.
Një gjë të tillë neve si klub e kishim paralajmëruar dhe të njëjtën gjë e kishim kundërshtuar, duke shprehur haptaz problemet që kishim me këtë arbitër.
Mirëpo, i njëjti tashmë ishte caktuar nga lartë, andaj edhe nuk u morrën parasysh aspak kundërshtimet tona lidhur me delegimin e tij.
Që turpi të jetë edhe më i madh, ata që paturpësisht e organizuan gjithë këtë skenar të pistë, ata që bënë që ky arbitër të emërohet me dirigjim të jashtëm, ata që caktuan arbitrin, pas përfundimit të ndeshjes e thërrasin të njëjtin dhe e përgëzojnë për punën e kryer me sukses.”
Ky turp, këto lojra të fëlliqura tashmë i kanë kaluar të gjithë kufijtë, ndaj ju njoftojmë se neve nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë.
Me këtë rast duam ti njoftojmë të gjithë se unë dhe klubi i futbollit FC Shkupi nuk ekzistojmë më në këtë ligë. Ne nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë, në këtë shit-blerje, dhe se nuk do të thithim të njëjtin ajr me këta të shitur.
Në fakt, unë e thirra menaxherin e ekipit, Emir Shabanin gjatë ndeshjes dhe i thashë që gjatë pjesës së parë: “Hiqeni skuadrën nga fusha, loja është e qartë, çnderimi është i qartë”.
Megjithatë, Emiri në ato momente mendoi se nuk ishte e drejtë që skuadra të tërhiqej.
“Mendoja se nëse do të ndodhte diçka tjetër, ne do ta tërhiqnim ekipin në pjesën e dytë. Por ishte tepër vonë. Siç thamë, nuk mund ta tolerojmë më këtë turp, këtë shit-blerje.”
“Unë do të flas në mënyrë edhe më të detajuar lidhur me këtë temë, kush është i përfshirë në gjithë këtë lojë të pistë, kush çfarë ka bërë. A do ta marrë shteti këtë në konsideratë apo jo, nuk e di, por shpresoj që të merret parasysh ajo që them. Tashmë kemi në një Qeveri të re, një kryeministër të ri, ka shpresë të re në Maqedoni. Shpresoj se kjo që thashë do të merret parasysh, ndoshta në këtë mënyrë mund të kontribuojmë në krijimin e një udhërrëfyesi për futbollin në këtë shtet.
“I falënderoj të gjithë, sidomos ata që ishin me ne, por si qëndrojnë gjërat si duket askush nuk ishte me ne, të gjithë shtireshin sikur ishin me ne, por njëkohësisht bënin gjëra pas shpine.”
Emir Shabani ka 7 vite me ne, dhe e falënderoj shumë.
“I falënderoj shumë punonjësit e mi, janë punëtorët më të mëdhenj të Shkupit.”
“Ne e duam FC Shkupin, do të bëjmë gjithçka për të”, e kemi dëgjuar shumë këtë fjalë, por për fat të keq secili në radhë të parë vendos interesat e veta personale.
“Shpresoj se e ardhmja do të jetë e mirë për Maqedoninë. Pas disa ditësh shpresoj se unë personalisht do të dalë edhe me një deklaratë tjetër më të detajuar, ku do të shpjegoj se kush ka bërë marrëveshje me këtë arbitër, kush është i përfshirë në këto çështje, çfarë po ndodh me futbollin në Maqedoni. Futbolli duhet të menaxhohet nga ata njerëz që vijnë nga futbolli, duhet ta menaxhojnë njerëz të drejtë dhe të ndershëm. Futbolli duhet të menaxhohet nga njerëz që kanë luajtur futboll. Njerëzit nuk duhet të emërohen sepse janë shoku i një personi dhe partneri i një personi tjetër. Shpresoj se do të merret parasysh kjo që them, nëse jo, nuk mund të bëj asgjë më shumë.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Njeriu i parë i sportit në Arabinë Saudite trazoi publikun me një foto të Salah në "klubin e ri"
Real Madridi i informon tre gjigantët evropianë për çmimin e Tchouamenit
Trajneri i njohur pritet të zëvendësojë Nuri Sahinin te Borussia Dortmund
Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit
Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri