LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e veturave të Volkswagen nervozohen, po u vidhen sensorët në Londër – zëvendësimi i tyre po u kushton 1,600 funte

Pronarët e veturave të Volkswagen nervozohen, po u vidhen sensorët në Londër – zëvendësimi i tyre po u kushton 1,600 funte

Pronarët e veturave të Volkswagen, të cilëve u janë vjedhur nga hajnat sensorët e tempomatit në tërë Londrën, janë të nervozuar dhe për vjedhjet po fajësojnë “dizajnin e dobët” të veturës.

Sensorët që kushtojnë 700 funte, janë vendosur mbrapa logos së VW dhe janë cak i hajnave, shkruan The Guardian.

Javëve të fundit është rritur dukshëm numri i vjedhjeve të këtyre sensorëve, kurse shoferët në mbarë Londrën po i raportojnë edhe në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Tara O’Driscoll nga Clapham ka thënë se është viktimë e krimit, dhe se ka dëgjuar për më shumë se 50 raste tjera të vjedhje në një lagje të Londrës.

Asaj i është kërkuar që të investojë 1,600 funte për ndërrimin e sensorëve të rinj në veturën VV Golf.

“Çdo veturë VW në zonën tonë që ka atë lloj sensori ishte cak i hajnave. Duket se sensori është shumë i shtrenjtë dhe vetëm në VW mund ta rregullojë që të funksionojë në veturën tuaj”, shtoi ajo.

Ky sensor është kyç për tempomat (ACC) sepse mat distancën deri te vetura para jush dhe rregullon shpejtësinë e lëvizjes së veturës.

E kur vjedhja e tyre filloi në vitin 2016, pronarët e veturave filluan të pyesin se pse VW nuk e ka zgjidhur këtë problem.

Nga fabrika e VW nuk besojnë se ky problem duhet atribuuar dizajnit, dhe se nuk do të ofrojë kurrfarë ndihme financiare pronarëve të veturave. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Auto
Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Auto
Volkswagen po vjen me një projekt të ri

Volkswagen po vjen me një projekt të ri

EVs
Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Auto
Ford Galaxie Skyliner - i restauruar - i vitit 1959 është vënë në shitje

Ford Galaxie Skyliner - i restauruar - i vitit 1959 është vënë në shitje

Auto
Një numër i madh gjermanësh blejnë goma për të gjitha stinët

Një numër i madh gjermanësh blejnë goma për të gjitha stinët

Auto
Kalo në kategori