Është promovuar të shtunën romani “Britmat e Shpirtit”, i shkrimtares Kaltrina Maloku.
Ceremonia e promovimit është mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Klinës, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të komunës, shkrimtarë, përfaqësues të shtëpisë botuese “Armagedoni”, si dhe të pranishëm tjerë të fushës së letërsisë.
Romani më i ri i shkrimtares Maloku, trajton në vete fatin e femrës shqiptare, respektivisht dhunën që ushtrohet ndaj saj dhe pasojat e kësaj dhune në përditshmërinë e saj.
Më rastin e promovimit të këtij romani, Hajdin Morina, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Klinës, ka vlerësuar punën e shkrimtares së re, duke e cilësuar këtë vepër si njërin ndër romanet më të mira të lexuara deri më tani.
“E kam lexuar këtë roman dhe mund të them se është një ndër veprat më të bukura të lexuara gjatë tërë jetës time dhe më ka joshur tepër, pasi që në të ngërthen në vete shumë vlera të mëdha. Po ashtu, “Britmat e Shpirtit” mund të cilësohet një roman dramatik, i cili përcillet me situata të rënda psikologjike”, tha drejtori Morina.
Ai duke i inkurajuar të pranishmit që të lexojnë këtë roman, ka uruar shkrimtaren për përkushtimin dhe punën e saj, duke thënë se letërsisë shqiptare i ka sjellë një vlerë të re me romanin e saj.
Ndërkaq botuesi i romanit “Britmat e Shpitit” Berat Dakaj–Armagedoni nga Shtëpia Botuese “Armagedoni”, ka treguar për tematikën e këtij romani. Ai e ka përgëzuar shkrimtaren për trajtimin e një teme mjaft të ndjeshme në shoqërinë shqiptare.
“Teksa imazhi i romanit të Kaltrinës shfaqej në shumë medie dhe nga lexuesit e parë i pritej mirë, ajo vazhdonte t’i pëlqente reagimet e tyre, duke u motivuar të shkruajë sërish dhe, sërish prozë; dhe, sërish për ndonjë simotër të Tamarës, e cila i ka problemet që sot i gjeni në mediet shqipe në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në titujt kryesorë të tyre kudo në Ballkan dhe në pak vende të botës ku demokracia është e shpërbërë sepse drejtësia nuk ndahet drejt dhe jo të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit”, ka thënë Dakaj.
Sipas tij, “Britmat e Shpirtit” nuk janë vetëm të personazhit, të Tamarës, e cila mund të ketë prejardhje dhe të jetë brumë i përgatitur në realitetin e sotëm ose të para dhjetë vjetshëm.
Ndërkaq, në fjalën e saj shkrimtarja, Kaltrina Maloku, tha se kjo vepër është për Tamarën dhe ky promovim i kushtohet vetëm asaj. “Nëse unë nuk mund të bëj më shumë për ato femra të dhunuara e të keqtrajtuara nga të tjerët, atëherë preferova të mos hesht, por të bërtas bashkë me to. Zejnepen e vranë, nuk kishte kush ta mbronte, e vranë edhe Dianen, kjo e fundit kërkoi ndihmë por nuk e shpëtuan. Prandaj, t’i largojmë ato femra nga duart e vrasësve sepse trupi e shpirti i tyre dhemb si i vajzës tënde, si i motrës e si i nënës. Mos të lejojmë të shtohen viktimat e dhunës”, ka thënë Maloku.
Ajo ka bërë thirrje për gjithë shoqërinë që t’i hapin sytë atje ku bota e internetit nuk denjon te depërtoj, atje ku vajzat e mitura bëhen nëna, atje ku arsimimi më i lartë që i ofrohet një femre është titulli “çikë e shtëpisë”.
Ndryshe, ky është romani i dytë i shkrimtares Kaltrina Maloku, e cila romanin e parë “Heshtja e Kohës”, e kishte botuar në vitin 2015, në të cilin trajtohej një romancë dashurie e ndikuar nga dukuritë negative në shoqërinë tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht