Imazhi dhe identiteti i cilitdo shtet varet nga brendësia e tij dhe vlerat që i ofron, dhe kjo assesi nuk mund të rregullohet apo ndryshohet me inicim të një kampanjë promovuese apo reklamuese.
Një produkt jo kualitativ, edhe po të përcillet me një reklamë kreative dhe cilësore, prapë se prapë do të ngec në shitje. E sot, Kosova është vetëm një produkt që vështirë mund të blihet, pa marrë parasysh faktin se shpenzohen para të majme për kampanja marketingu dhe për promovimin e saj. Arsyeja që ndodh kjo është për shkakun se problemi provohet të adresohet nga jashtë dhe të maskojë anët negative të brendshme, në vend se të promovohen ato vlera unike që ajo i ka.
Kosova si brend ka ekzistuar me shekuj dhe në të shumtën e rasteve është asociuar me luftën dhe problemet ndëretnike. Por, lufta ka përfunduar dhe pavarësia është shpallur para më shumë se katër viteve. E pikërisht, ky ishte momenti kur shtetit tonë iu ofrua mundësia e artë e rikrijimit të një imazhi dhe brendi të ri: Një fytyrë që do të pasqyronte shtetin me popullsinë më të re në Evropë, pra të pasqyronte një shtet me energjinë, dijeninë dhe ambicien e një të riu të etshëm për sukses dhe përparim.
Megjithatë, kjo ndodhi me pak sukses. Kampanja “The Young Europeans” ndonëse ka tentuar t’a përmbushte këtë qëllim, prapë se prapë ngjarjet që ndodhën pas shpalljes së pavarësisë e zvogëluan efektin e saj në treg. Imazhi i Kosovës filloi të rikrijohej jo në bazë të planit promovues dhe vlerave të vërteta që ka Kosova, por në bazë të propagandës nëpër masmediat e ndryshme botërore rreth krimit të organizuar, drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Për një person neutral që nuk ka fort njohuri mbi zhvillimet në Kosovë, gjithmonë lajmi i publikuar nga ndonjë medium ndërkombëtar është më i besueshëm sesa një reklamë promovuese. Duke u bazuar në këtë fakt, mund të themi që shteti ynë ka nevojë për ndryshim rrënjësor të strategjisë promovuese.
Kosova sot nuk ka nevojë për promovim me pagesë, por për atë pa pagesë. Me promovim pa pagesë nënkuptohet inkuadrimi i “Public Relations”, apo marrëdhënieve me publikun, si strategji promovuese e shtetit, ngase kjo është mënyra më e mirë që një lajm pozitiv të përhapet dhe perceptohet mirë nga audienca e huaj.
Duhet të gjejmë fakte, argumente dhe informata pozitive për Kosovën dhe të provojmë t’i transmetojmë ato si lajme nëpërmjet mediumeve botërore tek audienca ndërkombëtare . Duhet të mendojmë se si emri i shtetit tonë të përmendet për të paktën një gjë të mirë e pozitive, për diçka që do të mund ta përmirësonte imazhin tonë dhe perceptimin ndërkombëtarë për Kosovën dhe kosovarët.
Për më tepër, siç thotë edhe Simon Anholt, fitues i çmimit Nobels Colloquia for Economics 2009, “shumica e kampanjave për përmirësimin e brendit të shtetit janë shpenzime të kota të parave të taksapaguesve… dhe nuk ekziston absolutisht asnjë provë që reklamat, logot ose sloganet të mund të bëjnë diçka për të manipuluar perceptimin internacional të një shteti”.
Me këtë nënkuptojmë inkuadrimin e formave dhe ideve të reja dhe të ndryshme në planin strategjik për rritjen e vetëdijes botërore rreth brendit të Kosovës.
Ne sot mund të marrim shembuj të ndryshëm që e vërtetojnë pikërisht këtë. Rast konkret është Greqia, e cila me një imazh të dëmtuar rëndë pas publikimit të lajmit për manipulimin e shifrave të borxheve dhe zhvillimit ekonomik, si dhe krizës jashtëzakonisht të rënd ekonomike që po kalon, nuk do të mund ta përmirësonte “fytyrën” e saj qoftë edhe me kampanjën reklamuese perfekte (nëse veç ekziston diçka e tillë). Kjo për faktin se brendi i një shteti varet nga pesë faktorë apo dimenzione, të cilët janë: sistemi i vlerave, kualiteti i jetës, mundësitë e përshtatshme biznesore, trashëgimia kulturore dhe turizmi (të gjitha këto të specifikuara nga indeksimi ndërkombëtar për brendin e shtetit).
E, nga këto, vetëm në aspektin e trashëgimisë kulturore mund të shquhet Greqia sot, sepse kriza u ka prekur thellë sistemin e vlerave, të hyrat personale, mundësitë e investimeve si dhe turizmin. Ndërsa, sa i përket Kosovës, është vështirë të thuhet që plotëson ndonjërin prej këtyre pesë faktorëve të brendingut. Ndonëse kampanja e fundit promovuese në CNN ka për qëllim që të paktën ta përmirësoj njërin prej tyre, atë të “mundësive biznesore”, është ende herët të komentohet rreth efektit të saj duke qenë se është në fazën fillestare.
Për fund, përderisa mediat botërore do të shkruajnë për krimin në Kosovë, nuk do të ketë asnjë reklamë që do ta përmirësonte imazhin tonë karshi botës. Megjithatë, shteti ynë posedon në bagazhin e saj personalitete dhe figura të shquara në arenën ndërkombëtare dhe të cilët do të mund të përdoreshin si mjete promovuese.
Çdo sukses i një sportisti, artisti, intelektuali, apo çfarëdo individi tjetër, është një reklamë për Kosovën, mirëpo është detyrë e jona, si shtet, të dimë si t’i shfrytëzojmë këto resurse të çmuara. Në fund të fundit, si mendoni, a do të ishte më i fuqishëm një artikull i publikuar në CNN për sukseset e Majlinda Kelmendit, potencialisht në Lojërat Olimpike të Londrës, si reprezentuese e Kosovës, apo një reklamë televizive? Përgjigjja në fjalë ju mbetet juve…
(Autori ka M.A. në Marketing, Reklama dhe Marrëdhënie me Publikun)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës