Të premten, më 21 nëntor, ora 17:00 në Librarinë Dukagjini, do të mbahet promovimi i romanit më të ri të autores shqiptare që jeton e krijon në Gjermani, Ani (Anila) Wilms.

Libri Dielli në mërgim, botuar nga Botimet Dudaj në vitin 2025, sjell një rrëfim të fuqishëm që ndërthur historinë, dramën dhe humanizmin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Romani ndriçon një kapitull të rëndësishëm të historisë sonë, duke e parë luftën përmes syve të Josef Jakoelit, një djalosh hebre që, si shumë të tjerë, gjeti strehim në Shqipëri. I mbështetur në ngjarje të vërteta, rrëfimi sjell në qendër një fakt historik të rrallë në kontinent: asnjë hebre nuku vra në Shqipëri gjatë luftës.

Vetë autorja e përmbledh këtë mrekulli njerëzore me fjalët:

«Asnjë viktimë e vetme ndër hebrenjtë në Shqipëri… ishin gra e burra që i mbronin hebrenjtë ditë pas dite, duke vënë në rrezik jetën dhe familjet e tyre».Libri sjell gjithashtu legjendën e shpresës që i udhëhiqte refugjatët hebrenj drejt vendit tonë:«…kushdo që ia del të hyjë në Shqipëri, është i shpëtuar.Për çudinë e tyre, gojëdhëna doli e vërtetë».

Ani Wilms, e lindur në Tiranë dhe e rritur në Durrës, është autore e disa romaneve tërëndësishme historike dhe fituese e çmimeve prestigjioze në Gjermani. Me stilin e saj të saktë dhe të ndjeshëm, ajo risjell në vëmendje një faqe të ndritur të humanizmit shqiptar.

Promovimi në Librarinë Dukagjini këtë të premte është një ftesë e hapur për të gjithë dashamirësit e letërsisë dhe historisë.

Ejani të njihni nga afër këtë roman prekës dhe zërin e një autoreje të veçantë të letërsisë historike shqiptare.

Ku: Libraria Dukagjini sheshi Nëna Terezë.

Kur: 21 nëntor, e Premte ora 17:00.

Ju mirëpresim.