LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore: Hetimet për 27 prillin kanë përfunduar

Prokuroria Themelore: Hetimet për 27 prillin kanë përfunduar

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njofton se ka përfunduar hetimet për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, kur deputetët dhe gazetarët u sulmuan fizkisht nga protestuesit e dhunshëm.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, për momentin në rjedhë janë afatet ligjore ku të dyshuarit dhe mbrojtja mund të rishikojnë shkresat dhe provat dhe eventualisht të kërkojnë nga Prokuroria mbledhjen e dëshmive të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar dhe deri tek të dyshuarit dhe mbrojtja ka dorëzuar njoftime për përfundimin e hetimeve. Për momentin në rjedhë është afati ligjore prej 15 ditëve, ku të dyshuarit dhe mbrojtja kanë të drejtë të rishikojnë shkresat dhe provat, të dorëzojnë dëshmi të reja dhe të përmirësojnë të njëjtat”, thonë nga PTHP.


Sipas afatit ligjor për procedurë penale afati në të cilin prokurori publik duhet të mbledhë dëshmitë që propozon mbrojtja është 30 ditë nga dorëzimi i kërkesës.

Kjo do të thotë se nëse merren parasysh afatet ligjore, aktakuzat e para për dhunuesit më 27 prill të ngriten më së voni në muajin maj ose fillim të qershorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori