LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale kërkon dënimin e Mijallkovit, Thaçit dhe Ibraimit në rastin “Titanik 2”

Prokuroria Speciale kërkon dënimin e Mijallkovit, Thaçit dhe Ibraimit në rastin “Titanik 2”

Në seancën e sotme për rastin e PSP-së “Titanik 2”, prokurorja Fatime Fetai prezantoi fjalët përfundimtare, ku kërkoi dënim për të akuzuarit në këtë lëndë.

Ajo kërkoi që Sasho Mijallkov, Menduh Thaçi, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev të shpallen fajtor për veprat me të cilat ngarkohen dhe të dënohen me burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në fjalët hyrëse ju thash se do të dëshmojmë se të akuzuarit i kanë bërë veprat penale, dhe sot jemi dëshmitarë se kjo u vërtetua. U vërtetua edhe paramendimi i Sasho Mijallkovit por edhe Menduh Thaçit për ndikim tek Bedredin Ibraimi, për të mundësuar kandidatit të OBRM-PDUKM së të vazhdojë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në Strumicë. Anëtarët e tjerë të KSHZ e keqpërdoren poashtu pozitën e tyre zyrtare dhe e kanë prishur votimin në Strumicë. Duke marrë parasysh se ish anëtarët e KSHZ me vetëdije i kanë bërë këto veprime, kanë bërë vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, tha Fatime Fetai.


Ajo u shpreh e kënaqur nga zhvillimi i procesit gjyqësor për rastin “Titanik 2”.

Ndryshe, të akuzuar në rastin “Titanik 2” janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Ata akuzohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare dhe ndikimin e tyre dhe kanë prishur votimin e rrethit të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në një vendvotim në Strumicë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori