Prokuroria po heton shkakun e zjarrit në fabrikën “Makprogress-Vinçini”

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka filluar hetimin e zjarrit që ndodhi në fabrikën e ëmbëlsirave dhe biskotave “Makprogress-Vinçini” në Vinicë.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, veprimet hetimore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, pasi në disa nga magazinat për lëndë të parë dhe produkte të gatshme ende ka vatra zjarri që digjen nën hije.
“Janë vendosur automjete të zjarrfikësve për të mbrojtur stacionin e gazit, i cili nuk është përfshirë nga zjarri. Gjatë ditës së nesërme, në vendin e ngjarjes do të thirret edhe një ekspert – inxhinier elektrik. Ndërkohë, janë siguruar inçizime nga kamerat e sigurisë dhe po ndërmerren veprime të tjera për hetimin e ngjarjes”, thonë nga Prokuroria Publike.
Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen kanë dal me njoftime edhe nga drejtoria e fabrikës “Makprogress-Vinçini” në Vinicë. Ata falenderojnë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit dhe shtojnë se çmimet e produkteve të tyre do të mbeten të ulëta dhe të qasshme për konsumatorët.

















































