Vitin që shkoi është karakterizuar me rritje të numrit të lëndëve në Prokurori. Ky raport është prezantuar sot nga prokurorja Ikramie Bojaxhiu në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në raport theksohet përqindja e lëndëve të përfunduara që nga viti 2013 e deri në vitin 2016.
Në bazë të këtij hulumtimi, për katër vjet të funksionimit të sistemit te kallëzimet penale në vitin 2013 në përqindje prokurorët kanë realizuar 70.07 përqind të lëndëve. Në vitin 2014 janë kryer 76.67 përqind të lëndëve, në vitin 2015, 82.82 përqind të lëndëve që është rritje në krahasim me vitet tjera dhe po ashtu viti 2016 që ka rritje të kryerjes së këtyre lëndëve dhe është përqindja me 88.94 përqind e tyre
Ajo tha se objekt kryesor i raportit të hulumtimit të lidhur me ngarkesën me lende penale karakteristike janë kallëzimet penale të veprave penale që përmbajnë drogën, armët, kontrabandën, trafikim me qenie njerëzore, krimin e organizuar, krimet ekonomike,etj.
“Objekt i këtij raporti janë kallëzimet penale dhe informatat me persona të veprave penale karakteristike që janë armët, drogat, kontrabandat, shpëlarja e parasë, krimi i organizuar, korrupsioni, trafikimi me qenie njerëzore, krimet ekonomike dhe dhuna e urrejtjes. Në bazë të këtij hulumtimi që është bërë në efikasitetin e zgjedhjes së lëndëve të pranuara dhe raportit në mes të lëndëve të pranuara dhe të proceduara apo të mbyllura, veprat penale karakteristike për 4 vitet e funksionimit të sistemit te kallëzimet penale në vitin 2013 në përqindje prokurorët kanë realizuar 70.07% të lendeve. Në vitin 2014 janë kryer 76.67% të lendeve, në vitin 2015, 82.82% e lendeve që është rrijte në krahasim me vittet tjera dhe po ashtu viti 2016 që kemi rritje të kryerjes së ketyre lëndëve dhe është përqindja me 88.94% e lendeve”, tha ajo.
Bojaxhiu shtoi se nëse aprovohet rekomandimi për ndryshimet në Prokurori deri në fund të vitit 2017 pritet të mbesin vetëm 123 lëndë të pa kryera.
“Në qoftë se realizohet rekomandimi, në vitin 2017 pretendohet se tek korrupsioni do të kemi vetëm 123 lëndë të mbetura dhe në fund të vitit 2018 do të mbesin vetëm 56 lëndë të pakryera”, tha Bojaxhiu.
Në këtë mbledhje kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi, tha se ka shumë mangësi në mënyrën e kryerjes së lëndëve dhe se është paraparë që lëndët e krimeve ekonomike dhe ato të korrupsionit të përfundojnë deri më 30 qershor të vitit 2016.
“Ju e dini që në vitin 2016 ka filluar të zbatohet strategjia në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike në të cilën janë paraparë edhe parametrat kohorë brenda të cilëve duhet të kryhen lëndët e korrupsionit dhe të krimeve ekonomike. Aty është evidentuar se lëndët të cilat janë nga viti 2001 deri në vitin 2010 duhet të përfundojnë deri më 30 qershor të vitit 2016 dhe arsyeja pse kemi pasur gjatë vitit 2016 numër të madh të uljeve të pushimeve të hetimeve është pikërisht zbatimi i strategjisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike. Kjo është e nevojshme edhe për opinionin publik, edhe për mediat edhe për shoqërinë civile sepse kemi shumë kritika në mënyrën e kryerjes së lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tha Lumezi.
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial prokurori Bahri Hyseni, prezantoi analizën për veprat penale kriminalistike për vitet 2013-2016. Ai u shpreh se përveç rasteve të pranuara ta kanë përfunduar edhe raste të bartura nga viti në vit, dhe se përfundimi i tyre ka kaluar 100 përqindshin, duke shënuar kështu një sukses mjaft të madh.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe raporti i gjeografisë kriminale për vitet 2013-2016.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë