LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit ngriti 161 aktakuza kundër 184 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Shtetit ngriti 161 aktakuza kundër 184 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 161 aktakuza, kundër 184 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona të dyshuar.

Siç thuhet në njoftim janë paraqitur po ashtu edhe shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së dorëzanisë kundër një personi.


Ndërsa, tutje në njoftim bëhet e ditur se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së dorëzanisë kundër një personi.

Lexoni më poshtë kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit si dhe ngritjen e aktakuzave në Prokuroritë Themelore në komunat e Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona, si dhe ka ngritur 68 aktakuza kundër 80 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë një person, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave dhe ka ngritur njëzet aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje

prej 48 orësh, në dy raste të ndara, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi dhe ka ngritur 21 aktakuza kundër 21 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 27 aktakuza kundër 33 personave, për vepra

të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 12 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori