LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Pejës u shpall “luftë” fajdeve, lojërave të fatit e korrupsionit (Video)

Prokuroria e Pejës u shpall “luftë” fajdeve, lojërave të fatit e korrupsionit (Video)

Prokuroria Themelore në Pejë, për herë të parë pas luftës ka mbajtur konferencë për media, ku kryeprokurori Agim Kurmehaj ka shpalosur rezultatet e kësaj Prokurorie për vitin 2018 dhe objektivat e këtij institucioni për vitin 2019.

Ndër objektivat kryesore për këtë vit sipas Kurmehajt janë zbardhja e vrasjeve, fajdet, korrupsioni etj.

“Sfidë e kemi hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit…Ne kemi identifikuar tri objektiva në këtë drejtim: Fenomeni i fajdeve është mjaft i përhapur, sidomos në Pejë dhe ne kemi menduar se kemi obligim ligjor që të merremi më seriozisht më këtë lloj krimi. Lojërat e fatit i kemi poashtu të përhapura”, tha Kurmehaj.


Kryeprokurori ka folur edhe për rastin e konfliktit mes familjeve Kelmendi dhe Elshani, ku tha se për rastin e fundit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për ndriçimin e këtij rasti.

“Sa i përket rastit të fundit të Kelmendëve, për momentin i kemi kryerësit e panjohur. E dini që me rastin e vrasjeve që kanë ndodhur mes këtyre dy familjeve është marrë prokuroria e EULEX-it dhe ajo Speciale. Për momentin jemi duke e trajtuar ne. I kemi provat e caktuara, ekspertizat e caktuara”, shtoi më tej Kurmehaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj ka thënë se nga 115 vrasje të cilat kanë ndodhur në periudhën e pasluftës në Pejë, janë shënjestruar 10 raste si prioritet për t’u zbuluar këtë vit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori