Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Kryeprokurori Lumezi, fillimisht e uroi Per Strand Sjaastad për pozitën e ambasadorit të Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë, si dhe diskutuan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimin në mes ambasadës Norvegjeze, sistemit prokurorial të Norvegjisë dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit, me theks të veçantë për shkëmbimin e përvojave në mes këtyre dy institucioneve.
Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka njoftuar ambasadorin Norvegjez në Prishtinë se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës si dhe bashkëpunim në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftimin e këtyre veprave penale.
Mes tjerash, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për rritjen e transparencës nga institucionet e drejtësisë e cila duhet të bëhet sipas ligjeve të zbatueshme në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për projektin “TIK SMIL”, (TIK–Teknologjia e informacionit dhe komunikimit. SMIL–Sistemi i menaxhimit informativ të lëndëve). Projekt i cili është duke u mbështetur nga ambasada norvegjeze dhe që është në implementim e sipër, ku si objektiv kryesor ka lehtësimin e punës dhe ngritjen e efikasitetit në bashkëpunimin profesional në mes të dy sistemeve. Kryeprokurori Lumezi e falënderoi ambasadorin Per Strand Sjaastad për mbështetjen e vazhdueshme që shteti norvegjez është duke e dhënë për sistemin e drejtësisë në Kosovë, e në veçanti për sistemin prokurorial.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare