Është lansuar projekti “Me ty”, që është një libër për ngjyrosje për fëmijët, e që për qëllim ka mbledhjen e fondeve për fëmijët që po përballen me sëmundjen e leukemisë në Kosovë.
Libri do të kushtojë 2 euro dhe të gjitha fondet e mbledhura nga shitja do të shkojnë për fëmijët në repartin Hemato-onkologjik të QKUK-së.
Ky projekt është realizuar nga studentët e Kolegjit Riinvest në bashkëpunim me UNICEF Innovations Lab Kosova.
Me rastin e lansimit të librit, menaxherja e projektit Bleona Foniqi, u shpreh se qëllimi i këtij projekti është rikthimi i buzëqeshjes tek fëmijët e sëmurë me leukemi.
“Projekti “Me ty” ka pasur për qëllim prej fillimit me kthye buzëqeshjen tek fëmijët të cilët po luftojnë me sëmundjen e leukemisë në këtë repart. Reparti pra ka qenë në gjendje të mjerueshme kur ne kemi qenë aty, pra tash fondet kanë me vazhdua me u ngrit për atë repart prandaj edhe ka vazhduar pjesa e dytë e projektit që është realizimi i këtij libri që sot po bëhet lansimi. Libri është libër për fëmijë për ngjyrosje që do të dal shumë shpejt në shitje, pikat e shitjes do të bëhen të ditura nga Riinvesti. Ju bëjë thirrje që me e ble këtë libër dhe me i përkrahë sa më shumë fëmijët që po luftojnë me këtë sëmundje të rëndë”, tha ajo, raporton KP.
E lumtur që ky projekt është realizuar dhe do të dal në shitje u shpreh të jetë edhe rektorja e Kolegjit Riinvest, Bardha Qirezi, e cila tha se do të vazhdojnë të punojnë në projekte të tilla.
“Projekti ka filluar me përkrahjen e repartit hemato-onkologjik të QKUK-së, ku qëllimi ishte që të ndihmohet ky repart për të krijuar një ambient më miqësor dhe të këndshëm për fëmijët të cilët kalonin qaste shumë të vështira të jetës së tyre duke u shëruar aty. Projekti përfshiu riparimin e këtij reparti duke përfshirë edhe ngjyrosjen, krijimin e këndit të fëmijëve, riparimin e kuzhinës dhe një kënd të lodrave. Pastaj me bashkëpunimin që patëm me Innovations Lab ky projekt e mori një dimension tjetër të qëndrueshmërisë, normalisht ne gjatë gjithë kohës kemi bashkëpunuar me Innovations Lab për realizimin e këtij projekti, po ajo çka na ka pëlqyer shumë me realizimin e mëtutjeshëm ishte që të krijojmë një qëndrueshmëri të projektit dhe produkt është ky që po e prezantojmë. Pra, është libri i cili ka për qëllim mbledhjen e fondeve për të vazhduar përkrahjen për këtë repart”, tha ajo.
Ndërsa, Zana Cana nga UNICEF Innovations Lab Kosova u shpreh e lumtur që po lansohet një projekt që ajo tha se ka qenë shumë i dashur për ta për shkak të misionit fisnik që e ka.
“Po dëshiroj të ju ftoj me e pa librin, pse jo edhe me e ble duke e ditur për kauzën që kemi me kontribuua kemi me kënaq vetën dhe fëmijët duke ngjyrosur, paret tona kanë me shkua në vend të duhur”, tha ajo.
Libri “Me ty” shumë shpejt do të dal në shitje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova