Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur konferencë për media, ku ka prezantuar ardhjen e profesorit të gazetarisë, Arben Fetoshi, i cili i është bashkuar sot PDK-së.
Hoxhaj duke i uruar mirëseardhje Fetoshit ka theksuar se bashkimi i këtij të fundit dhe personaliteteve tjera para tij është dëshmi e hapjes së PDK-së dhe e besueshmërisë së saj tek intelektualët.
“Arben Fetoshi është doktor i shkencave të Gazetarisë dhe aktualisht ligjëron në Universitetin e Prishtinës, gjersa më herët ka ligjëruar edhe në universitete të tjera. Ai punon në Radio Kosovë, kurse më herët ka punuar edhe në media të tjera si Radio Evropa e Lirë, si dhe ka qenë redaktor e drejtor i Radio Kosovës. Si student, Fetoshi ka qenë nismëtar i bashkimit mes UÇK-së dhe LKÇK-së në maj të vitit 1998. Po ashtu, Arbeni vjen nga një familje e veçantë patriotike, është nipi i Ukshin Hotit, intelektualit dhe patriotit të rrallë të kombit dhe ardhja e tij në PDK është ardhje e natyrshme në një parti që është ngritur mbi themele të shëndosha të veprimtarisë së të burgosurve politikë dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare”, ka thënë ai.
Tutje, Hoxhaj ka ftuar intelektualë të tjerë t’i bashkohen PDK-së për rimëkëmbje të dinjitetit të Kosovës.
Arben Fetoshi duke falënderuar Hoxhajn për pritjen ka thënë se vendimi i tij për t’iu bashkuar PDK-së dhe ekipit të kryeministrit në ardhje është vendimi më i drejtë që ka marrë, me shpresën që sfida e zgjedhjeve të 14 shkurtit të nisë një fazë të re për politikën e vendit dhe për më shumë përkushtim.
“Angazhimet e mia të ardhshme publike kam vendosur që t’i fokusoj në sferën më komplekse të komunikimit ku përcaktohen orientimet dhe dinamikat e zhvillimeve shoqërore dhe mbi këtë bazë adresa më e rëndësishme në sferën e zhvillimeve politike ka qenë dhe mbetet PDK-ja për shumë arsye e unë do ta veçoja atë që PDK është forcë politike e hapur që asnjëherë nuk ka kalkuluar për një diskurs manipulativ me vija të kuqe apo tjera dhe PDK-ja për mua përfaqëson vetëdijen shtetërore si artikulim politik i vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Fetoshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës