LAJMI I FUNDIT:

Profesori amerikan: Biden duhet të emërojë emisar special për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së

Profesori amerikan: Biden duhet të emërojë emisar special për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja  do të merrte drejtim tjetër në rast se Kosova do të njihej nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro.

Kështu është shprehur Edward Joseph, profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Uashington, në një raport të fundit.

Joseph shprehet se kjo gjë do të kërkojë një përpjekje të vendosur nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden, në bashkëpunim me aleatët kyç, për të bindur ata që nuk e njohin për të ndryshuar qëndrimin e tyre.


Ai madje thotë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden, duhet të emërojë një “emisar special për njohjen e Kosovës” nga pesëshja e Bashkimit Evropian.

“Zbatimi i hapave të njëanshëm nga administrata Biden, përfshirë emërimin e një të ‘Dërguari të Posaçëm për Njohjen e Kosovës’, të shoqëruar me një paralajmërim të qartë amerikan për të sanksionuar çdo udhëheqës në Shqipëri ose Kosovë që promovon çdo ‘bashkim’ ndërmjet dy vendeve të pavarura”, thuhet në raportin e fundit të Joseph mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Joseph nënvizoi se Emisari Special për njohjen e Kosovës mund të punojë gjithashtu me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në vendet që janë bindur nga Serbia për të hequr njohjen e Kosovës.

“Emërimi i një të dërguari special për njohjen e Kosovës do të nënvizonte pritshmërinë amerikane për ndryshime të vonuara nga vendet evropiane që nuk e njohin Kosovën”, nënvizoi ai.

Ai më tej shton se duke krijuar një rrugë drejt anëtarësimit në NATO për Kosovën, ndikimi që Serbia ka mbi fqinjët e saj dhe mbi SHBA dhe BE do të zhduket.

“Në vend të saj, ekuilibri do të lejonte Beogradin dhe Prishtinën të negociojnë zgjidhjen e vetme stabilizuese të mosmarrëveshjes së tyre: njohjen e ndërsjellë bazuar në një Republikë të Kosovës plotësisht sovrane, unitare dhe funksionale, me mbrojtje të plotë për komunitetin serb të Kosovës”, thuhet mes tjerash në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij

Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij

Lajme
Kalo në kategori