Profesoresha Lindita Berisha është e ftuara e radhës në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni.
Shumë vite eksperiencë punë si pedagoge, e kyçur në shumë projekte arsimore, edukative dhe jo vetëm, Lindita në rrëfimin e saj tregon shumë momente interesante nga rrugëtimi i saj profesional.
Ajo thotë se puna me nxënës është empatike, sepse sipas saj një mësimdhënës i mirë depërton në psikologjinë e nxënësve dhe ndihmon zhvillimin e tyre gradualisht.
“Gjatë orës së mësimit në shohim shumë nxënës me psikologji të ndryshme, të lumtur, të gëzuar, të trishtuar, indiferent. Ndaj një mësimdhënës duhet të depërtojë në psikologjinë e tyre para se të filloi mësimdhënien, sepse nëse nuk depërton në mendjen e tyre, atëherë mësimdhënia nuk mund të jetë e depërtueshme tek ata. Nxënësit e tillë janë më të pasur shpirtërisht dhe kanë më shumë nevojë të ndihmohen nga ana jonë. Ata kur e kanë parë përkrahjen tonë ndaj tyre, e kanë hequr kompleksitetin e stresit dhe janë zhvilluar dhe natyrisht zhvillimi i tyre është dhe zhvillimi im personal”, u shpreh Lindita.
Profesoresha Lindita thotë se metoda e mësimdhënies së saj është e bazuar tek parimi kyç si emocioni, pasi përmes emocionit dhe projekteve që zhvillohen ne procesin mësimor, nxënësit arrijnë që ta zbulojnë talentin e tyre dhe profesionin në të ardhmen.
“Parimi im në mësimdhënie është emocioni! Të dy palët duhet të kemi emocion, në dialogun midish nesh. Nëqoftë se pjesa emocionale nuk është e zhvilluar ne nuk mund të kemi as imagjinatën të cilën duhet ta përdorim. Gjatë orëve të mia mësimore zhvillohen shpesh edhe projektet, sepse realisht janë shumë të rëndësishme pasi gërshetohen shumë lënde të ndryshme në këto projekte. Përmes këtyre projekteve nxënësi kupton të ardhmen e tij, talentin dhe profesionin e tij’, tha Lindita.
Intervistën e këndshme me profesoreshën Lindita mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur.
Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Sirena, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/