Bujqësia në vend, si çdo sferë tjetër ka nevojë të reformohet. Bujku Risto Vellkov nga Vasilleva, me kujdes i vëzhgon lakrat e pranverës që rriten nën folitë e vendosura në fushën pjellore të Strumicës. Ai thotë se këto ditë do të jenë gati për korrje dhe shitje. Përveç shqetësimit nëse çmimi do të mbetet i njëjtë, për të pasur përfitim, para tij është ngritur edhe dilema – nëse nga viti i ardhshëm llojin e lakrës që e kultivon, ta zëvendësojë me lakrën kineze apo atë ajsberg?
“Për ta ndryshuar llojin e kulturës, e cila duhet të mbillet në tregjet tona, duhet plotësuar dy kushte. Së pari, nëse ka disponim tek blerësit lidhur me llojin e kulturës dhe çmimin e blerjes. Nëse ka marrëveshje për prodhim, mendoj se do të ketë disponim edhe tek ne bujqit për prodhimin e këtyre kulturave. Por, nuk varet nga oferta e çmimeve dhe lloji i kulturave, por nëse kushtet klimatike do ta lejojnë prodhimin e tyre”, tha Risto Vellkov, bujk nga Strumica.
Blerësit janë decidë. Eksportuesit duhet të sigurojnë konkurrencë para zinxhirëve ushqimorë evropian në furnizim të vazhdueshëm 12-mujor dhe prodhime cilësore. Duhet ndjekur edhe shijet e klientëve evropianë, të cilët kërkojnë lakër kineze, në vend të asaj pranverore, lloje të reja të domateve, por edhe paketime në gram.
“Eksportuesit e ushqimit, respektivisht të prodhimeve bujqësore janë pikërisht ata që i dinë preferencat dhe nevojat e blerësve të jashtëm. Ata dinë cili prodhim, cilat lloje dhe kultura tashmë po kërkohen në tregjet e huaja. Pasi që ne ende prodhojmë produkte tradicionale të cilat blerësit e jashtëm i kanë zëvendësuar me disa produkte të tjera, prandaj është shumë e rëndësishme të ketë një organ koordinues, i cili do t’u japë udhëzime lidhur me atë se çfarë po kërkohet në tregjet e huaja”, u shpreh Mile Cekov, Menaxher për eksport në “Evromak”.
Agronomët thonë se bujqësia e Maqedonisë mund të riorientohet kah prodhimi i kulturave të reja. Kjo do të ketë edhe benefit ekonomik dhe në të njëjtën kohë do ta lehtësojë ofertën e prodhimeve bujqësore.
“Para së gjithash, mundësohet që prodhuesit të cilët do të fillojnë me këto kultura të marrin çmime më të larta, të rangohen më mirë, kurse lehtësohet edhe tregu i kulturave klasike. Domethënë, do të ketë më pak kultura klasike, domate, tranguj, lakra, e me këtë çmimet do të jenë më të larta, kurse nga ana tjetër, ata që do të riorientohen drejt kulturave të reja, do të kenë plasman dhe çmim më të mirë, si dhe punë më efektive”, shtoi Igor Ivanovski, Magjistër i Shkencave Bujqësore.
Në mungesë të prodhimit masiv të produkteve të reja bujqësore, eksportuesit fillojnë të prodhojnë vetë. Thonë se nëse bujqit e ndjekin kërkesën evropiane mund të kenë edhe më shumë përfitime. Në këtë drejtim lëvizen edhe këshillat për rritjen e bujqësisë, si një parakusht për të pasur bujq të kënaqur. Rajoni i Strumicës është prodhuesi më i madh bujqësor në Maqedoni me gjithsej 8.130 hektarë tokë bujqësore, ku kultivohet madje 80% e lakrës, domateve dhe specave të prodhuar në nivel shtetëror./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës