Prodhimi i Samsung Galaxy S5 kushton 256 dollarë, ndërsa shitet 660

Sipas raportit të IHS thuhet se Samsung-ut, prodhimi i Galaxy S5 i kushton 256 dollarë, që do të thotë se prodhuesi jugkorean gjeneron profit të mirë për secilin S5 që e shet në treg.
Përkundër kësaj kostoje, Samsung Galaxy S5 shitet për 660 dollarë në SHBA tek blerësit individual të cilët nuk nënshkruajnë kontratë me ndonjë operator mobol, ndërsa me kontratë dy vjeçare telefoni shitet për 199 dollarë.
Pajisjet e reja të Samsung, duke e përfshirë edhe telefonin Galaxy S5 tani janë në dispozicion në 125 shtete të botës, duke përfshirë Evropën, SHBA-në, shtetet e Lindjes së Mesme, Amerikës Latine apo Azisë. / Telegrafi /
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































