LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi i energjisë në Shqipëri, prurjet e pakta të reshjeve – të pafavorshme këtë vit

Prodhimi i energjisë në Shqipëri, prurjet e pakta të reshjeve – të pafavorshme këtë vit

Shqipëria do të duhet të përballet me një vit jo të favorshëm hidrik, në një kohë kur duhet të përballet me një situatë të jashtëzakonshme në sektorin energjetik.

Reshjet e bollshme të shiut në fund të Dhjetorit, nuk arritën të kompensojnë thatësirën e gjatë të verës dhe vjeshtës, duke ndikuar në një furnizim mesatar të kaskadës së Drinit, gjeneruesit kryesor të energjisë elektrike në vend.

“Nuk është se ka rezerva ujore shumë të kënaqshme, apo depozitim të dëborës në zonat malore, që shërbejnë edhe si rezerva pozitive për prurjet në kaskadën e Drinit”, thotë meteorologia Tanja Porja.


Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, rezerva energjetike, pra sasia e ujit në liqenet e hidrocentraleve, në fillim të Janarit llogaritet në rreth 650 GWh, kur një vit më parë ishte rreth 905 GWh. Sipas meteorologes Tanja Porja, deri në fillim të pranverës, nuk priten kushte klimatike që mund ta përmirësojnë ndjeshëm këtë situatë. “Nëse do të ezaurohen këto rezerva që kemi, nuk presim rezerva shtesë të paktën deri në prill”, thotë Porja.

Një prodhim poshtë mesatares i hidrocentraleve publike dhe atyre private në vend, mund të sjellë eksporte të ulëta të energjisë, të nevojshme për të rregulluar bilancet e kompanive shtetërore. Ndërsa një prodhim i ulët do shtynte importin e sasive të mëdha të energjisë. /A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori