Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla po qëndron në Londër, ku me ftesë të Sekretares për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, u mbajt takimi i radhës i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se nën udhëheqjen e Shabana Mahmood, Sekretare për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, përmes tri sesioneve prezantuan angazhimet në kuadër të bashkëpunimit rajonal në sektorin e sigurisë.


“Përkundër sfidave, Republika e Kosovës ka shënuar suksese të vazhdueshme në forcimin e bashkëpunimit rajonal me synim rritjen e nivelit të sigurisë, luftimin e grupeve kriminale dhe parandalimin e krimeve ndërkufitare.

Republika e Kosovës mbështet dhe mbetet një palë aktive në Procesin e Berlinit, e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal mbi parimet themelore të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan ai. /Telegrafi/