LAJMI I FUNDIT:

Procesi gjyqësor për rastin “Shënjestra-Fortesa” shkon drejt fundit

Procesi gjyqësor për rastin “Shënjestra-Fortesa” shkon drejt fundit

Procesi gjyqësor për përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit “Target – Fortesa” është drejt fundit. Në Gjykatën Penale përfundoi procedura e provës për këtë çështje, ndërsa sot Prokuroria dhe mbrojtja filluan të paraqesin provat shtesë.

Në seancën tjetër të planifikuar për të martën, duhet të bashkëngjitet ekspertiza mbi vlerën e pajisjeve të monitorimit të komunikimit në ditën kur ato u shkatërruan.

Kjo hyn në provën shtesë, sepse gjatë analizës fillestare të pajisjeve të shkatërruara, ekspertit i skadoi afati i licencës dhe për këtë, analiza e tij nuk u pranua nga Gjykata atëherë. Prokuroria e risaktësoi sot numrin e bisedave të përgjuara.


Gjatë regjistrimit të arkave të PSP-së ku mbahen bisedat audio, është vërtetuar se ka 546,571 biseda të përgjuara. Mbrojtja paraqiti prova materiale për dy nga të akuzuarit. Pas paraqitjes së provave shtesë, do të jetë radha e fjalëve përfundimtare e më pas edhe vendimi për “Target- Fortesa”.

Kjo pritet të jetë në shkurt ose mars. Lëndën për përgjimet dhe shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit e filloi PSP-ja e shuar, ndërsa gjykimi zgjat më shumë se tre vite. Të akuzuar janë ish krerët e MPB-së, si ish ministrja Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, Vladimir Varelov dhe pesë persona tjerë në DSK.

Të akuzuar janë edhe të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski që u arratisën në Greqi. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve të përgjimit, në mënyrë të paligjshme janë ndjekur më shumë se 4 mijë numra telefoni.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori