Shumë institucione të Kosovës, besohet se kanë nevojë për procesin e verifikimit, i njohur në termat ndërkombëtar edhe si “vetting”.
Verifikimi, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë shihet si i domosdoshëm sidomos për gjyqësorin, prokuroritë dhe organet e ndjekjes penale në përgjithësi.
Ky proces i verifikimit synon nxjerrjen e personave të korruptuar jashtë sistemit të drejtësisë. Ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtari Hamdi Ibrahimi tha për Radion Evropa e Lirë, se çdo proces që ka të bëjë me verifikimin, që mund të ndihmojë në përmirësimet në sistemin e drejtësisë, duhet të përkrahet.
“Ky proces duhet të jetë i vazhdueshëm dhe duhet të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, në kuptimin e asaj që të mos bëhet për interesa grupore, partiake ose të interesave të caktuar. Mendoj se duhet të përfshihen në procesin e verifikimit (vettingut) jo vetëm gjyqtarët e prokurorët, po edhe personat e tjerë të cilët janë të përfshirë në sistemin e drejtësisë. Nuk do të mund të ketë proces të mirëfilltë të verifikimit (vittingut), nëse nuk përfshihen të gjithë personat që në çfarëdo forme janë të lidhur me sistemin e drejtësisë”, tha Ibrahimi.
Ai theksoi se gjendja në sistemin e drejtësisë nuk është aq alarmante që të kërkohet me urgjencë të bëhet një pastrim apo verifikim, por sipas tij, këtij procesi nuk duhet t’i ikë asnjë gjyqtar apo prokuror.
“Ne si gjyqtar duhet të kemi parasysh se i nënshtrohemi kontrollit të shoqërisë, opinionit, mediave, shoqërisë civile dhe është një proces që mendoj se do të ndikonte pozitivisht në autoritetin e drejtësisë, në autoritetin e vendit dhe nuk dua të besoj që ndonjë gjyqtar, prokuror ose ndonjë person nga sistemi i drejtësisë, që nuk e përkrahë këtë proces”, tha Ibrahimi.
Gjyqtari Ibrahimi thotë se një proces i tillë do të kishte sukses në rast se bëhet nga persona kredibil, njerëz me duar të pastra, nga njerëz të profesionit dhe nga ata që as sot as nesër nuk ndikohen nga asnjë interes. Tek e fundit, pohoi Ibrahimi, “vettingu” duhet të bëhet në interes të vendit.
“Kosova ka kuadro për një “vetting” të mirëfilltë. Ka njerëz të shkencës e dijes. Ka njerëz që me punën e tyre kanë reflektuar me një pastërti dhe me dije të lartë profesionale, por për fatin tonë kolektiv këta njerëz shumë rrallë vijnë në shprehje”, tha Ibrahimi.
Kurse, Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga monitorimet e bërë vërehet se te bartësit e institucioneve në sistemin e drejtësisë, ka mungesë të integritetit.
“Besueshmëria e ulët në sistemin e drejtësisë, në këtë rast të prokurorët dhe gjyqtarët, është nevojë që të ketë një “vetting” për të pasur figura të pastra të cilët bëjnë ndjekje dhe gjykojnë në sistemin e drejtësisë. Kjo është një domosdoshmëri dhe një proces i cili duhet të fillojë sa më parë me përgatitjet e kornizës ligjore, në mënyrë që të verifikohen fije për peri të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët”, tha Musliu.
Kohë pas kohe, nga zyrtarët e institucioneve dhe partive politike ka pasur pohime se në Kosovë sa më parë duhet të ketë një verifikim, por Ibrahimi thotë se jo të gjithë e duan një drejtësi të mirëfilltë në vend.
“Sa herë që flasim për këtë proces [verifikimin], duhet ta kemi parasysh që ky proces bart pas vetes rrezikun që dikush ta përdorë si proces edhe, siç thotë populli, t’i laj[ kusuret me ata që janë brenda e janë ‘të padëshiruar’ dhe të sjellin njerëzit e vet. [Në një rast të tillë], ky kishte me qenë një proces shumë degradues për vendin”, tha Ibrahimi.
Musliu në anën tjetër, thotë se ky proces duhet të bëhet me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në Policinë e Kosovës.
“Verifikimi duhet të mbahet me ndihmën e faktorit ndërkombëtar sepse politika jonë në Kuvendin e Kosovës, çfarëdo ndryshimi që mund të bëjë dhe çfarëdo procesi të “vettingut” që mund të ndryshojë, nuk mund të ketë integritet të plotë, për të bërë përzgjedhjen e personave adekuat, sepse deri tash janë të njëjtit persona që kanë dëshmuar se kanë ushtruar ndikim të vazhdueshëm në sistemin e drejtësisë “, tha Musliu.
Pavarësisht disa iniciativave dhe deklaratave të disa përfaqësuesve politikë, ende nuk është bërë asgjë konkrete as në lidhje me Ligjin për lustrim.
Njohës të sistemit të drejtësisë në Kosovë, konsiderojnë se ende nuk ka një klimë të favorshme politike në Kosovë për procedimin dhe miratimin e këtij ligji.
Këshilli i Evropës ka aprovuar kohë më parë dy rezoluta me anë të të cilave kërkon që gjatë hartimit të Ligjit të lustrimit të respektohen parimet e një shteti ligjor, zbatimi i ligjeve të lustrimit, apo të masave administrative përkatëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker