Shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së, marr parasysh problemin me tenderin për furnizim.
Improvizimi është bërë duke angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazermat për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.
Sipas një dokumenti që e ka siguruar Dukagjini, e që u është shpërndarë departamenteve brenda Ministrisë së Mbrojtjes, ky dikaster do të sigurojë transportin e tyre.
Aty përgjegjësia për transport të këtyre punëtorëve në kazermat e FSK-së u është dhënë katër njësiteve.
“Të merren masat të bëjnë transportin e personalit të Mensës së Studentëve që pritet të angazhohen për përgatitje të ushqimit, nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë deri në kazermat e FSK-së. Transporti i personelit bëhet duke filluar nga data 01.10.2024 deri në njoftimin e radhës”, thuhet në vendim, ku shtohet se këto njësite do ta kenë edhe obligimin që personelin e Mensës ta drejtojnë për angazhim dhe përgatitje të ushqimit.
Drejtori i Qendrës së Studentëve e ka konfirmuar informacionin për Dukagjinin por nuk ka sqaruar se si janë ndarë këta punëtorë që do të angazhohen në ushtri, e që sipas tij kjo është bërë në mënyrë vullnetare.
Ekrem Rudari, Drejtor i Qendrës së Studentëve deklaroi se “Disa prej punëtorëve kanë me shku vullnetarisht me i asistu disave, me ju ndihmu nëse ka nevojë se edhe i kemi borxh na shtetit tonë me i ndihmu”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci javën e kaluar pranoi në një intervistë për Dukagjinin se ka pas probleme me tenderin për furnizim me ushqim në FSK.
Ai tha se ka pasur vendime e edhe anulime të tyre, duke aluduar në vendimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla që ky tender të shpallet sekret shtetëror.
Maqedonci tha se tenderin për ushqimin e ka fituar një kompani por nuk është nënshkruar dhe se tenderi është në auditim të brendshëm të Ministrisë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Premtoi transformimin e kryeqytetit, por sa premtime i mbetën pezull Ramës?

Bosch: Serbët kanë bërë gjëra shumë më të tmerrshme se shqiptarët, por s’po dënohen

Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Sudani e njeh Republikën e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4