Driton Çaushi
Konferencat e njëpasnjëshme për media të organeve të drejtësisë e policisë janë bërë tanimë pamje e zakonshme në Kosovë, që nga fillimi i përndjekjes së gjashtë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për terrorizëm në fund të muajit gusht. Ajo që bie në sy janë gabimet e njëpasnjëshme profesionale, gjithnjë e më serioze që shpërfaqen aty.
Natyrisht se të gjitha këto veprime të ngutshme janë në funksion të sulmit të përgjithshëm ndaj Lëvizjes, e ditëve të fundit edhe si pasojë e presionit gjithnjë e më të madh publik për rastin e Astrit Deharit.
Këtu nuk bën përjashtim edhe konferenca e mbajtur nga kryeprokurori Sylë Hoxha para dy ditësh. Në një varg shkarjesh e shkeljesh që ndodhën aty, ajo që unë dua të trajtojë këtu – në veçanti – janë përfundimet absolutisht të pabesueshme e skandaloze të ekipit mjeko-ligjor.
Fillimisht, më duhet të konstatojë faktin interesant që shumë kritikë të pushtetit dhe institucioneve të kapura, pas kësaj konference pa asnjë kritikë apo analizë dolën në mbështetje të konstatimit të kryeprokurorit.
Konferenca e ngutshme e të premtes, ashtu si veprimet tjera gjatë këtyre dy javëve, vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se në Kosovë nuk ka sistem të pavarur të drejtësisë.
Dhe këtë e them duke u bazuar në dy fakte të thjeshta:
E para, konstatimi i mënyrës së vdekjes u bë ende pa përfunduar hetimet. Pra, Kryeprokurori fliste për “hetimet e deritanishme” dhe nuk kishte raport të hetimeve.
Kjo nguti, shpjegim tjetër përveç ndërhyrjes së pushtetit nuk ka.
E dyta, bazë e argumentit të Kryeprokurorit ishin përfundimet nga raporti i autopsisë së Astritit. Këtu ka dy gjëra që nuk shkojnë: 1) Si mund të jenë raporti i autopsisë i mjaftueshëm pa përfundimin e punës të forenzikës?, dhe 2) Si është e mundur që një ekip mjeko-ligjor të merr përsipër një përgjegjësi të tillë si paragjykimi i kryesit të veprës?
Tani të kthehem te shqetësimi im tjetër serioz, që ka të bëjë me validitetin shkencor të përfundimeve nga raporti i autopsisë. Kushdo që kupton sadopak nga shkencat mjekësore e ka të lehtë të konstatojë disa probleme esenciale dhe serioze në këto përfundime.
1. Pika 1 në përfundimet e këtij raporti konstaton asfiksinë mekanike nga mbyllja e rrugëve të frymëmarrjes si shkak të vdekjes. Ky konstatim është në përputhje të plotë me të gjitha gjetjet në autopsi. Problemi fillon me pikën 2, e cila synon të sqarojë mekanizmin e vdekjes.
Aty thuhet se mekanizmi i vdekjes mund të shpjegohet me ndaljen reflektore të punës së zemrës nga refleksi vazovagal.
Nëse të gjithë e pranojmë se shkaku i vdekjes është asfiksia nga bllokimi mekanik i frymëmarrjes, ndalja refleksive e zemrës nga refleksi vasovagal në asnjë rrethanë nuk mund të jetë mekanizmi i vdekjes.
Mekanizmi i vetëm i vdekjes në raste të asfiksisë është hipoksia, hipoksemia, dhe rrjedhimisht ndërprerja e punës së qendrave të frymarrjes dhe punës së zemrës në bazën e trurit.
2. Aludimi i mundshëm se refleksi vasovagal mund të ketë ndikuar punën e zemrës është totalisht i pabazuar. Sa për sqarim, nxitja e këtij refleksi mund të ndodhë vetëm teorikisht në pjesën e pasme të faringut, pra larg nga vendi ku është konstatuar ngecja e mjetit të fortë (qiellza e fortë dhe gjuha). Ajo që këtu është edhe më problematike, është thjesht presupozimi i shfaqjes së këtij refleksi. Një gjë e tillë nuk ka as mundësi teorike të konstatohet pas vdekjes, në një proces autopsie.
3. Në pikën 2 të raportit ngritet edhe një presupozim tjetër, siç thuhet “mbase” shfaqja e spazmës laringeale nga një “ngacmim autonom”. Së pari, spazma e laringut është fenomen tepër i rrallë. Së dyti, nëse në çfarëdo mënyre aludohet shkaktimi mekanik i spazmës, kjo gjë është shumë vështirë e besueshme, për shkak të pozicionit të largët të laringut dhe për shkak se shkaqet e kësaj spazme janë përgjithësisht stimuj të karakterit tjetër. Së treti, gjetjet nga procesi i autopsisë nuk konstatojnë askund dyshime për një gjë të tillë.
Me siguri që të metat e këtij raporti nuk përfundojnë këtu. Natyrisht që një ekspert mjeko-ligjor do të mund të vazhdonte më tutje me identifikimin e problemeve tjera. Ajo që më duhet të them është se sa herë i rilexoj përfundimet e këtij raporti, aq më i pabesueshëm më duket ai. Shto këtu edhe faktin që dy nga mjeko-ligjorët që nënshkruan këtë raport kanë dëshmuar joprofesionalizëm edhe në të kaluarën, e madje njëri ka qenë edhe i akuzuar. E, edhe faktin që mjekëve ligjorë të caktuar nga familja nuk iu lejua të kenë qasje në prova e dokumentacionin e duhur.
Duke parë gjithë çfarë ndodhi, që nga arrestimi i padrejtë e i pabazë i akvitivistëve të Lëvizjes, mbajtja e tyre në paraburgim e as mos intervistimi tyre, e së fundi vdekja e dhunshme e Astritit dhe deklaratat e përfundimet që dolën pas kësaj ngjarje, lënë të nënkuptojnë që nuk kemi të bëjmë me shkarje profesionale, por me një proces tepër të dyshimtë e të montuar ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve tonë. Proces i cili i mori jetën Astritit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

E kaluara traumatike e JD-së nuk e shpjegon bulizmin e tij ndaj Ukrainës!

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës