LAJMI I FUNDIT:

Problemet me mbipeshën ose obezitetin – Qendra e Konsulencës Mjekësore “Një Mjek” të premten sjell në Prishtinë dhe Tiranë doktorin e famshëm nga Turqia

Problemet me mbipeshën ose obezitetin – Qendra e Konsulencës Mjekësore “Një Mjek” të premten sjell në Prishtinë dhe Tiranë doktorin e famshëm nga Turqia

Obeziteti tashmë prej disa vitesh përkufizohet si një sëmundje kronike, që karakterizohet nga shtimi i tepërt i masës dhjamore me pasoja në shëndetin e individit.

Përveç personave të rritur, kjo sëmundje prek edhe fëmijët dhe adoleshentët.

Miliona njerëz në mbarë botën përballen me obezitetin dhe kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë një sërë problemesh potencialisht serioze shëndetësore. Hulumtuesit kanë renditur mbi 10 probleme serioze shëndetësore që shkakton obeziteti ku disa më të shpeshtat janë: diabeti, problemet e zemrës, presioni i lartë i gjakut, kanceri i vezoreve, i zorrëve, i gjirit etj.

Për të gjithë ata që janë të interesuar për të mësuar më shumë mbi obezitetin dhe mundësitë e trajtimit të tij, me datën 4 gusht 2023 në Prishtinë, do të mbahet takim konsultativ rreth obezitetit ku mjeku Prof. Assoc. Mustafa Atabey do mund të ju përgjigjet direkt pytjeve dhe dilemave tuaja që keni mbi metodat e operimit të obezitetit apo ngushtimit të stomakut siç njihet tek ne.

Takimi do të mbahet në “Hotel Sirius” në Prishtinë me fillin nga ora 14:00-18:00. Të gjithë pjesëmarrësit do kenë mundësi të takohen personalisht dhe të bëjnë pyetjet e tyre njërit nga mjekët më të famshëm për operimin e obezitetit në Turqi. Takimi dhe konsultat me mjekun janë PA PAGESË.

Po ashtu, nën organizimin e Qendrës së Konsulences Mjekësore “Një Mjek”, më 5 gusht 2023, Prof. Atabey do të jetë edhe në Tiranë në “Black Diamond Hotel” nga ora 15:30.

Arsyeja e vizitës në Kosovë është diskutimi rreth fenomenit te obezitetit dhe problemeve që shkakton mbipesha.

Qendren e Konsulencës Mjekësore “Një Mjek” mund ta gjeni me zyren e saj në Prishtina Mall. Ata janë të qasshëm poashtu përmes numrit të tyre të kontaktit 048 333 752 ose të vizitoni uebfaqen www.njemjek.com qoftë për ndërhyrjet estetike apo për problemet shëndetësore që kërkojnë trajtim jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori