LAJMI I FUNDIT:
Gjakova -0° partlycloudy_night

Problemet infrastrukturore, shqetësim që vazhdon të raportohet nga qytetarët e Komunës së Gjakovës

Problemet infrastrukturore, shqetësim që vazhdon të raportohet nga qytetarët e Komunës së Gjakovës

Infrastruktura e dëmtuar në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjakovës vazhdon të jetë ndër ankesat më të shpeshta tq banorëve të kësaj komune.

Një shqetësim i tillë është raportuar së fundmi në platformën Ndreqe.com, ku disa banorë kanë shprehur shqetësimin e tyre për dëmtimin e trotuarit i cili gjindet në hyrje të parkingut të banesave që gjinden në afërsi të Stacionit të Policisë në Gjakovë.


Pikërisht në lidhje me këtë lokacion, në platformën Ndreqe.com ka ardhur edhe një raportim tjetër, ku banorët që jetojnë në ndërtesën e cila gjindet në këtë zonë, e kanë parë si shqetësim parkimin e veturave nga ana e atyre që nuk janë banorë të kësaj ndërtese.

Ndërsa pak kilometra jashtë qytetit të Gjakovës, më saktësisht në rrugën kryesore që lidhë fshatrat Raçë, Pjetërshan dhe Dol, është raportuar për mungesë, apo heqje të sinjalistikës rrugore horizontale që ndryshe njihen si “policë të shtrirë”.

Theksojmë që Telegrafi, përmes adresës elektronike ka kërkuar të dhëna nga Komuna e Gjakovës, se a pritet të intervenohet në rregullimin e këtyre problematikave që raportohen nga banorët e kësaj komune, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigjje nga Zyra për informim e Komunës së Gjakovës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori