LAJMI I FUNDIT:
Prizreni -3° clearsky_night

Prizreni me regres në përfaqësimin gjinor në pozita udhëheqëse

Prizreni me regres në përfaqësimin gjinor në pozita udhëheqëse

Përfaqësimi i grave në pozita vendimmarrëse në Komunën e Prizrenit vazhdon që të jetë i pafavorshëm. Për më shumë ka pasur regres sa i përket barazisë gjinore në udhëheqjen e dikastereve lokale.

Aktivistet e sektorëve të ndryshëm kanë vlerësuar se legjislacioni për barazi gjinore ende nuk ka gjetur zbatim të duhur në organet komunale, përkundër zotimeve të dhëna për ndryshim rrënjësor në këtë aspekt, raporton Telegrafi.

Tringa Kasemi nga Qendra për Barazi dhe Drejtësi ka theksuar se nuk ka respektim të legjislacionit sa i përket barazisë gjinore në pozitat udhëheqëse komunale.


“Pozita e gruas në vendimmarrje në Komunën e Prizrenit nuk është në nivelin e dëshiruar, siç duam ta shohim dhe ashtu siç e parasheh Ligji për Barazi Gjinore pra 50/50. Ne në Komunën e Prizrenit kemi shkuar në regres në përfaqësimin gjinor në pozita vendimmarrëse. Në këtë rast prej 13 drejtorive që udhëhiqen nga partitë politike, kemi vetëm 2 gra, të cilat udhëheqin këto drejtori. Kjo tregon se nuk jemi në pozitë të lakmueshme dhe presim të shohim pak më shumë avancim gjinor në pozita vendimmarrëse”.

Në fillim të këtij mandati, prej 13 drejtorive, 5 sosh janë udhëhequr nga gratë. Por ky raport ka ndryshuar pas riformatimit të Ekzekutivit lokal.

Anëtarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së opozitare, Dafina Alishani në raste të ndryshme ka theksuar se Ekzekutivi i Komunës së Prizrenit i ka harruar premtimet për barazi gjinore në poste udhëheqëse.

“Në vitin 2021, Shaqir Totaj pat premtuar dhe garantuar përfaqësim të barabartë në qeverisjen komunale të Prizrenit. Kurse sot prej 13 drejtorive komunale vetëm 2 sosh udhëhiqen nga gratë”, ka thënë Alishani.

Por Kuvendi i Prizrenit që prej fillimit të këtij mandati kryesohet nga Antigona Berisha Bytyqi, e cila pajtohet se ka vend për përmirësime sa i përket aspektit të barazisë gjinore në vendimmarrje.

“Siç e shihni në Komunën e Prizrenit grave ju është dhënë hapësirë besoj e mjaftueshme. Por gjithsesi a është e kënaqshme jo. Nuk kënaqemi me numrin e grave që i kemi në vendimmarrje. Ashtu siç e dini ne kemi pas një numër më të madh të grave të cilat kanë qenë vendimmarrëse por për aspekte politike, për shkak të ndryshimeve të koalicioneve, tani jemi në një numër më të vogël. Mirëpo hapësira kontributi, të cilën ne mund ta japim gjithsesi është kënaqshëm mjaftueshëm, sepse tani edhe atmosfera e punës është më e mirë, sepse gratë mund të bëjnë bashkëpunime më të mira me njëra –tjetrën”.

Koordinatorja e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në Komunën e Prizrenit, Mybexhele Zhuri ka theksuar se normat e dëmshme paraqesin pengesë për gratë që të marrin pozita udhëheqëse.

“Inkurajimi i grave për marrjen e pozitave udhëheqëse lidhet edhe me kushtet e punës, prandaj nevojiten masa afirmative që mundësojnë kyçjen e tyre në vendimmarrje”, ka thënë ajo.

Një hulumtim i publikuar nga EC Ma Ndryshe në mars të këtij viti ka gjetur se në shumicën e komunave gruaja përfaqësohet nën pragun ligjor prej 50 për qind. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Evropa
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Lajme
Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

Amerika
Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Ekonomi
Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Lajme
Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Lajme
Kalo në kategori