Prizreni promovohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Colors of the World” në Stamboll

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Kulturës "Colors of the World" të mbajtur në Stamboll.
Sipas njoftimit në këtë organizim kanë marrë pjesë pjesëmarrës nga mbi 30 shtete, si Bullgaria, Kina, Seychelles, Indonezia, Zimbabve, Zanzibari, Madagaskari, Kamboxhia, India, Irani, Argjentina, Azerbajxhani, Uzbekistani, Kazakistani, Kirgistani, Malajzia, Gana, Palestina, etj, para të cilëve janë prezantuar asetet turistike të Prizrenit, raporton Telegrafi.
“Në këtë panair të rëndësishëm u prezantuan pasuritë e Prizrenit, ofertat e vendet turistike, si dhe u realizuan takime B2B me disa shtete me ç’rast pritet krijimi i marrëveshjeve të reja për zhvillimin e turizmit”, përfundon njoftimi i Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/
































