Fjalimi i kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në seminarin për privatizimin e rrjetit të distribucionit dhe biznesit të furnizimit të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës
Te nderuar
Jam me të vërtet i lumtur që marr pjesë në ketë seminar, mendoj shumë të vlefshëm jo vetëm për të ardhmen e Rrjetit të Distribucionit dhe biznesit të Furnizimit të KEK-ut, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik te Kosovës.
Dëshiroj të theksoj këtu përkushtimin dhe seriozitetin e miqve tanë te USAID-it në përkrahjen e tyre në përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës drejt një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Më lejoni të përgëzoj veçanërisht organizatorët e kësaj Tryeze Pune. Angazhimi dhe ndihma e Shoqatës se Energjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një garanci thelbësore për mbarëvajtjen e procesit të privatizimit të Rrjetit te Distribucionit dhe Biznesin e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Zonja dhe Zotërinj
Një strategji e re “Për Energjinë’ është duke u zhvilluar në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, ky dokument i rëndësishëm mbështetet në disa shtylla me rendësi primare për sektorin, sikurse janë energjia e rinovueshme dhe ruajtja e ambientit.
Me lejoni të theksoj rëndësinë e veçante që privatizimi i sektorëve strategjikë ka për konsolidimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Privatizimet strategjike janë prioritet i Qeverise së Republikës së Kosovës, ky proces do ta shndërroj ekonominë e Kosovës në një ekonomi konkurrente në tregun rajonal.
Duke pasur parasysh problemet e trashëguara në sektorin e energjisë dhe duke marrë në konsideratë rëndësinë e veçantë që sektori i energjisë ka, jo vetëm për qytetarin e Kosovës, por edhe për zhvillimin ekonomik, për zbutjen e varfërisë, për tërheqjen e investimeve te huaja, krijimin e një ambienti atraktiv për biznesin, mendoj se privatizimi i Rrjetit të Distribucionit të Korporatës Energjetike është një hap shumë i rëndësishëm, në mënyrë të veçantë në dy plane:
Së pari, do t’i shërbej modernizimit te këtij sektori delikat, po ashtu edhe efiçiencës financiare dhe profesionale te këtij organizmi;
Së dyti, do t’i hap rrugë‚ integrimit energjetik të vendit në tregun rajonal energjetik.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në zgjidhjen përfundimtare të problemit të furnizimit me energji, por edhe qytetari i Kosovës duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së këtij problemi duke respektuar detyrimet e tij.
Duke qenë se Kosova do të ketë nevojë gjithnjë në rritje për energji dhe duke pasur parasysh rëndësinë thelbësore të energjisë në zhvillim ekonomik të Kosovës, procesi i privatizimin që propozohet merr rendësi strategjike për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Me lejoni të shpreh këtu se projekte të tilla ambicioze dhe në dobi të Republikës se Kosovës do të kenë përkrahjen time personale, por edhe të qeverisë që unë drejtoj.
Me lejoni t’ju shpreh bindjen time se ky diskutim, në këtë Tryezë, rreth procesit të privatizimit të Rrjetit të Distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës, do të rezultojë me njohuri të mira dhe konkluzione të cilat do të jenë udhërrëfyese për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Unë e përshëndes angazhimin dhe kontributin Tuaj si organizator dhe të gjithë pjesëmarrësve në këtë tryezë, duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në vijim të punës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës