FFK edhe kësaj radhe ka vendosur që t’i shes biletat në filialet e kompanisë Ipko që është edhe sponsor gjeneral i Përfaqësueses së Kosovës.

Shitja e biletave ka filluar në ora 17:00, ndërsa janë parë radhë të mëdha të njerëzve për ta siguruar një biletë.


43519232 2107290405972128 4695805705993584640 n

Edhe pse janë caktuar disa rregulla gjithmonë mbetet frika që të ketë keqpërdorime.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës zhvillohet të enjten me 11 tetor.

43444009 1922376754734409 7653831433156296704 n

Sot skuadra është tubuar dhe do ta mbajë një stërvitje.

Shumë tifozë të Kosovë dhe qytetar kanë kërkuar që të fillojë shtija e biletave online.

Radhët e mëdha kanë krijuar kaos ku nuk kanë munguar as grushtet. /Telegrafi/

telegrafi sport app