Pritja vendimtare e Dean Henderson gëzon tifozët e Unitedit: E ardhmja në duar të sigurta

Tifozët e Manchester Unitedit i kanë thurur lavde Dean Hendersonit, pas disa pritjeve të rëndësishme në fitoren kundër Luton Town në Carabao Cup.
Djajtë e Kuq e fituan ndeshjen me rezultat 3-0, por në minutën e 81-të kur rezultati ishte akoma 1-0, portieri që debutonte me ekipin e parë bëri një pritje fantastike për t’ia pamundësuar golin Tom Lockyerit.
23-vjeçari është aktualisht portier i dytë i Ole Gunnar Solskjaerit, ndërkohë që David de Gea vazhdon të jetë portieri kryesor.
https://twitter.com/TinKoll/status/1308521163094540288
“E ardhmja është në duar të sigurta” – të këtilla ishin komentet e tifozëve të Unitedit në rrjetet sociale, të cilat e kanë lavdëruar paraqitjen e Hendersonit.
Juan Mata nga penalltia dhe Marcus Rashford e Mason Greenwood nga loja e hapur, ishin golashënuesit e Djajve të Kuq. /Telegrafi/





















































